Bashkimi Evropian as që ka dashur ta komentojë deklaratën e presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili paralajmëroi një konflikt të mundshëm me Kosovën nëse problemi i kahmotshëm nuk zgjidhet përmes dialogut.
Zëdhënësi, Peter Stano, në një përgjigje për lajmi.net, ka thënë se BE nuk komenton qëndrimet apo raportimet e mediave, mirëpo se sipas tyre, thirrja që bën BE është shumë e qartë, shkruan lajmi.net.
“Ne nuk i komentojmë për raportime të mediave apo deklaratat e të tjerëve kur interpretojnë qëndrimet e të tjerëve. Si parim, ne gjithmonë kemi bërë thirrje për aktorët politikë në Serbi, në Kosovë dhe në gjithë regjionin, që të promovojnë një atmosferë të favorshme për stabilitet dhe bashkëpunim”, ka thënë Stano për lajmi.net.
Vuçiq në një deklaratë të lëshuar dje për media ka paralajmëruar se nëse nuk ka zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë përmes dialogut, atëherë mund të ketë konflikt të ngjashëm me atë mes Armenisë dhe Azerbejxhanit.
Kjo deklaratë nga Vuçiq ka nxitur reagime të ashpra në Kosovë, teksa u.d e presidentit, Vjosa Osmani, ka kërkuar edhe reagimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.