×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Moscertifikimi i një partie për shkak të politikës dhe jo për shkak të procedurave ligjore do të ishte një regres serioz për Kosovën

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2024

    Bashkimi Evropian, është deklaruar në lidhje me çështjen e zgjedhjeve në Kosovë, më saktësisht me certifikimin e partive politike, duke thënë se ‘‘mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioz’’.

    Këtë koment, BE e ka ndërlidhur me Listën Serbe, parti kjo e cila fillimisht nuk është certifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, por që më pas vendimi i këtij organi është anuluar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

    BE në deklaratën e saj, ka deklaruar edhe se procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike, dhe se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

    ‘‘BE-ja dhe shtetet anëtare të saj kanë nënvizuar në konkluzionet e Këshillit të 17 dhjetorit zhvillimet pozitive në Kosovë sa i përket kornizës zgjedhore, bazuar në rekomandimet e BE-së, para zgjedhjeve të 9 shkurtit. Përderisa Kosova dhe qytetarët e saj gëzojnë një demokraci të gjallë, mos certifikimi i një partie politike për shkak të konsideratave politike dhe jo procedurave ligjore do të ishte një regres serioze.

    Të gjithë kandidatët e kualifikuar duhet të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje të lira dhe të ndershme, në përputhje të plotë me ligjin e Kosovës.

    Procesi i certifikimit duhet të bazohet në standarde dhe procedura ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, dhe jo në konsiderata politike.

    BE-ja thekson se procesi zgjedhor duhet të jetë transparent, i besueshëm dhe pa ndërhyrje politike.

    Presim që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), roli i të cilit në mbikëqyrjen e zgjedhjeve është vendimtar, të sigurojë tani me të gjitha mekanizmat e aplikueshëm një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, ​​të besueshëm dhe transparent, duke u mundësuar votuesve kosovarë që të shprehin qartë zgjedhjet e tyre. Përgjegjësia për të ruajtur garancitë demokratike është e të gjithë anëtarëve të KQZ-së, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. Një çështje e tillë themelore nuk duhet të politizohet dhe të përdoret si zë në fushatën elektorale’’, është thënë nga BE.

    Duhet shtohet edhe se Gjykata Supreme e Kosovës ka dalë me aktvendim duke e hedhur poshtë si të palejuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që e paraqiti kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me certifikimin e Listës Srpska për zgjedhjet parlamentare.

    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Lutfiu-Uka.

    “Kolegji i Gjykatës Supreme, në seancën e mbajtur me datë 30 dhjetor 2024, e ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën e subjektit politik Vetëvendosje, të paraqitur kundër vendimit të Panelit për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”.

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me këtë aktvendim urdhërohet që ta certifikojë subjektin politik Lista Srpska dhe kandidatët e këtij subjekti për zgjedhjet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 09.02.2025, thuhet në aktvendimin e gjykatës. /GazetaExpress

    Nga Rubrika
    Lajme03 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet nacionale të 9...
    Kronika03 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar se një grua nga Peja dyshohet se po përjeton dhunë psikike nga vajza e saj e mitur,...
    Lajme03 Janar 2025
    Për vite të tëra, janari është quajtur “muaji i divorceve”. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se ndarjet më të...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Për vite të tëra, janari është quajtur “muaji i divorceve”. Megjithatë, një studim nga Universiteti i Uashingtonit, zbuloi se ndarjet më të...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Njëri nga katër pacientët e plagosur dy ditë më parë në Cetinje është ende në gjendje shumë kritike, njoftoi Qendra Klinike e...
    Kronika03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar të enjten në Viti pasi kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Llapashticë e Epërme, Podujevë, pas të shtënave me armë zjarri gjatë një...
    Lajme03 Janar 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësministrit të Jashtëm të Kosovës dhe ish-ambasadorit, Anton Berisha. Në një njoftim të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.