Zëdhënesi kryesor për punë të jashtme i BE’së, Peter Stano, e ka vlerësuar bashkëpunimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale.
Stano, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Tëitter’, ka thënë se BE-ja e mirëpret bashkëpunimin e Thaçit me BE’në, shkruan Gazeta Express.
“Kosova: BE e përcjell me vëmendje dorëheqjen e @HashimThaciRKS & e mirëpret vendimin që ai u pajtua të bashkëpunonte me Dhomat e Specializuara & Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, ka deklaruar zëdhënësi i BE’së.
Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi i plotë i këtillë është i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe rrugën e Kosovës drejt BE’së.