×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia vazhdimin e dialogut dhe arritjen e kompromisit.

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stani, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

    “Ne jemi të bindur se, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të ardhme evropiane, Kosova duhet ta kuptojë dhe pranojë se nuk ka alternativë përveç dialogut”, tha Stano.

    Sipas tij, “BE-ja vlerëson vizionin e qartë të kryeministrit, Avdullah Hoti, për këtë dhe gatishmërinë e tij për të bërë zgjedhjen e vështirë, duke dëshmuar konsistencë dhe pjekuri, posaçërisht në këto kohë sfiduese”.

    “Shoqëria e Kosovës është mjaft e pjekur për të kuptuar se dialogu nuk mund të përdoret për argumente afatshkurtëra politike. Perspektiva evropiane e Kosovës është reale. Por, përmbushja është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të tyre të zgjedhur. BE-ja mbetet e gatshme tu ofroj çfarëdo ndihme. Lehtësimi i dialogut është një aspekt i kësaj ndihme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

    Gjatë këtij viti dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar në Bruksel, mirëpo palët nuk kanë arritur ndonjë përafrim.

    Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë.

    Pas shpalljes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë disa përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë kanë kërkuar ndërprerjen e dialogun me Serbinë.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani i ka thënë DW-s se, nuk është momenti të vazhdohet dialogu.

    Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar pezullimin e tij.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 10 nëntor, kryeministri Avdullah Hoti, kundërshtoi ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

    “Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën”, ka thënë Hoti.

    Ai shtoi se zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuar duhet të lihen anash dhe të mos lidhen me proceset e tjera.

    Ndërkohë nga Brukseli, zëdhënësi Stano, ka thënë se Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak mbeten të përkushtuar të vazhdojnë të lehtësojnë dialogun në mënyrë që të arrihet “Marrëveshja Gjithëpërfshirëse”, pasi “ata janë sinqerisht dhe thellësisht të bindur se ky është opsioni më i mirë dhe i vetëm për Kosovën”.

    Zëdhënësi i BE-së ka paralajmëruar se takimi i radhës i nivelit të lartë do të thirret në Bruksel, sa më parë që të lejojnë mundësitë. Në ndërkohë BE-ja thotë se do të ishte mirë sikur Prishtina dhe Beogradi të përgatiten për diskutime, duke treguar frymën e nevojshme të pragmatizmit dhe vullnetit politik për kompromis.

    Nga Rubrika
    Lajme13 Korrik 2025
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), është takuar me zyrtarin e lartë amerikan të Byrosë për Evropë dhe Euroaziatike, Brendan Hanrahan....
    Lajme13 Korrik 2025
    Presidenca e Kosovës ka paralajmëruar konferencë për media të presidentes Vjosa Osmani sapo të kthehet në Kosovë nga vizita zyrtare e saj...
    Lajme13 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Fadil Demaku, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk ka vullnet politik për t’i çuar përpara...
    Të tjera
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Komiteti për Trashëgiminë Botërore i UNESCO-s, në mbledhjen e 47-të në Paris, miratoi një amendament të propozuar nga përfaqësuesit maqedonas, me të...
    Bota/Rajoni13 Korrik 2025
    Shtëpia e Bardhë ka kujtuar atentatin ndaj Donald Trump, ndërsa presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara po bënte fushatë në Pensilvani. “Sot...
    Sport13 Korrik 2025
    Iga Swiatek bëri histori në Wimbledon duke fituar titullin e saj të parë në këtë turne, por njëkohësisht i shkaktoi një “goditje...
    Lajme13 Korrik 2025
    Kalaja e Rozafës është mbushur me turistë sot. Pamje nga atje ka publikuar kryeministri shqiptar, Edi Rama në llogarinë e tij në...
    Lajme13 Korrik 2025
    Shefi i NATO-s Mark Rutte do të vizitojë Uashingtonin nesër për takime me Donald Trumpin dhe zyrtarët e lartë të kabinetit të...
    Lajme13 Korrik 2025
    Tash e disa ditë mërgimtarët kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Por, deri me tani nuk janë krijuar kolona të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.