×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Kosova duhet ta kuptojë se dialogu nuk ka alternativë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2020

    Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka alternativë dhe Prishtina dhe Beogradi duhet të jenë të gatshme për vazhdimin e tij dhe arritjen e kompromisit, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi për Çështje të Jashtme i Bashkimit Evropian, Peter Stano, kur u pyet për të komentuar disa qëndrime në Kosovë, përmes së cilave kërkohet pezullimi i dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian në Bruksel.

    “Ne jemi të bindur se, për të përmbushur aspiratat e qytetarëve të Kosovës për të ardhme evropiane, Kosova duhet ta kuptojë dhe pranojë se nuk ka alternativë përveç dialogut”, tha Stano.

    Sipas tij, “BE-ja vlerëson vizionin e qartë të kryeministrit, Avdullah Hoti, për këtë dhe gatishmërinë e tij për të bërë zgjedhjen e vështirë, duke dëshmuar konsistencë dhe pjekuri, posaçërisht në këto kohë sfiduese”.

    “Shoqëria e Kosovës është mjaft e pjekur për të kuptuar se dialogu nuk mund të përdoret për argumente afatshkurtëra politike. Perspektiva evropiane e Kosovës është reale. Por, përmbushja është në duart e qytetarëve të Kosovës dhe liderëve të tyre të zgjedhur. BE-ja mbetet e gatshme tu ofroj çfarëdo ndihme. Lehtësimi i dialogut është një aspekt i kësaj ndihme”, ka thënë zëdhënësi i BE-së.

    Gjatë këtij viti dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rifilluar në Bruksel, mirëpo palët nuk kanë arritur ndonjë përafrim.

    Serbia kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ndërsa Kosova insiston në një marrëveshje të përgjithshme, në të cilën do të përfshihej edhe njohja e ndërsjellë.

    Pas shpalljes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara për ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në Kosovë disa përfaqësues institucionalë dhe liderë politikë kanë kërkuar ndërprerjen e dialogun me Serbinë.

    Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka thënë për transmetuesin publik gjerman, Deutsche Welle (DW) se nuk është momenti të vazhdohet dialogu. Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që është pjesë e koalicionit qeveritar, ka kërkuar pezullimin e tij.

    Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, më 10 nëntor, kryeministri Avdullah Hoti, kundërshtoi ashpër thirrjet për ndërprerjen e dialogut me Serbinë.

    “Janë dy zgjidhje: ose mund të mbajmë vendin e izoluar edhe të ankohemi në Prishtinë me deklarata për shtyp, në konferenca për shtyp, ose shkojmë në Bruksel dhe ulemi në tavolinë të dialogut dhe mbrojmë interesat shtetërore të Kosovës. Unë kam zgjedhur ketë të dytën”, ka thënë Hoti.

    Ai shtoi se zhvillimet që lidhen me Dhomat e Specializuar duhet të lihen anash dhe të mos lidhen me proceset e tjera.

    Ndërkohë nga Brukseli, zëdhënësi Stano, ka thënë se Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe i Dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak mbeten të përkushtuar të vazhdojnë të lehtësojnë dialogun në mënyrë që të arrihet “marrëveshja gjithëpërfshirëse”, pasi “ata janë sinqerisht dhe thellësisht të bindur se ky është opsioni më i mirë dhe i vetëm për Kosovën”.

    Nga Rubrika
    Lajme03 Gusht 2025
    Në Pikën Kufitare të Morinës, nga e premtja deri të dielën paradite të kësaj jave, kanë hyrë në Shqipëri 69,432 qytetarë nga...
    Lajme03 Gusht 2025
    Policia në Ferizaj ka njoftuar se ka gjobitur dy shoferë që kanë tejkaluar shpejtësinë në rrugën Shtime- Belincë. Një 24 vjeçar me...
    Lajme03 Gusht 2025
    Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi dyshohet se ka mbajtur ‘peng’ në banesë ish-gruan dhe dy fëmijët të moshës 7 dhe...
    Të tjera
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Disa qytete në Australinë lindore janë mbuluar nga reshjet më të dendura të dëborës në dekada, ndërsa moti ekstrem goditi kontinentin gjatë...
    Bota/Rajoni03 Gusht 2025
    Një deputet ukrainas dhe zyrtarë tjerë janë arrestuar pasi agjencitë shtetërore kundër korrupsionit kanë zbuluar atë që e kanë quajtur skemë të...
    Lajme03 Gusht 2025
    Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali. Mediat atje, gjatë ditës së djeshme raportuan se një 21 vjeçar nga Kosova e ka...
    Lajme03 Gusht 2025
    Tri raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Në Prishtinë një person e ka...
    Lajme03 Gusht 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Halil Thaçi ka deklaruar për “Front Online” se Partia Demokratike po e politizon protestën e OVL-UCK të thirrur më...
    Kronika03 Gusht 2025
    Një shtetas shqiptar është arrestuar në pikën kufitare në Vërmicë, pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet një zyrtari policor dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.