×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Kemi besim se presidenti zgjidhet shpejt e formohet Qeveria

    FrontOnline
    13 Shkurt 2021

    Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesi Special i BE dhe Shefat e Misioneve të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media kanë thënë se po i ndjekin me vëmendje të madhe përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    Të njëjtët kanë kërkuar që procesi zgjedhor të jetë transparent e zgjedhjet e besueshme dhe përfshirëse.

    “U bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të Kosovës që të veprojnë në përputhje me standardet ndërkombëtare, të lirë nga presioni politik dhe t’i respektojnë vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të gjyqësorit. Inkurajojmë qytetarët e Kosovës që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar duke i respektuar të gjitha masat kundër pandemisë COVID-19.

    BE ka dërguar një Mision të Ekspertëve të Zgjedhjeve (EEM) në Kosovë që mbulon të gjithë procesin e përgatitjes së zgjedhjeve, votimit dhe numërimit, duke përfshirë fazën e ankimimit. EEM do ta përgatitë një raport për zgjedhjet duke përfshirë rekomandimet se si të përmirësohet dhe forcohet më tej procesi zgjedhor”, thuhet në komunikatë.

    “Për më tepër, ne, diplomatët nga Zyra e BE/PSBE dhe përfaqësimet e Shteteve Anëtare të BE, së bashku me kolegët tjerë ndërkombëtarë, do ta ndjekim nga afër procesin zgjedhor në Ditën e Zgjedhjeve duke i vizituar qendrat e votimit. Ne gjithashtu e mirëpresim dhe përkrahim punën e organizatave të shoqërisë civile të Kosovës në vëzhgim të fushatës zgjedhore dhe procesit në Ditën e Zgjedhjeve.

    Ne i qëndrojmë fuqishëm partneritetit tonë të fortë e të qëndrueshëm me Kosovën. Jemi të gatshëm që të angazhohemi me anëtarët e zgjedhur të Kuvendit. Kemi besim se Presidenti do të zgjidhet shpejt nga Kuvendi i ri dhe do të formohet qeveria e re, me kohë, në mënyrë që të promovojë reforma dhe zhvillime të mëtejshme, ta luftojë korrupsionin, ta forcojë sundimin e ligjit dhe ta çojë përpara të ardhmen Evropiane të Kosova, përfshirë vazhdimin e Dialogut të lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

    Mirëpresim diskutimin lidhur me zbatimin e rekomandimeve të raporteve të njëpasnjëshme të Misioneve të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian me autoritetet e Kosovës pas zgjedhjeve. I ftojmë të gjitha partitë që t’i rroken punës pas zgjedhjeve në mënyrë që t’i zbatojnë ato rekomandime”, thuhet në komunikatë.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka postuar një foto ku shihet së bashku me djalin e tij, duke shikuar ndeshjen...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbaum, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme15 Nëntor 2024
    “Emocion i papërshkrueshëm në Podujevën fisnike, në vet zemrën e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku Turneu i Ndryshimit e vazhdoi rrugëtimin drejt...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për përkrahjen dhe besimin që kanë në potencialin...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Deputeti i PDK’së Ardian Kastrati, ka reaguar pas lajmit se vëllai i deputetes së VV’së Fitore Pacolli, ka përfituar grant 100 mijë euro...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me një sqarim lidhur me kontratën e re për pastrim dhe mirëmbajtje higjienike të hapësirave të këtij...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim deputetët anëtarë të grupit Miqtë Laburistë të Kosovës,...
    Vip15 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Burimi, ka bërë një diskutim të ndjerë me Kevinin për jetën e tij. Ai ka folur...
    Vip15 Nëntor 2024
    Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjesti sonte ka pranuar një dron. “Krenar me ty”, shkruhej në dronin për Gjestin, përcjell Klankosova.tv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.