×
  • Lajme
  • Lajme

    BE: Ka ngecje, është thelbësore për Kosovën ta formojë shpejt Qeverinë e re

    FrontOnline
    18 Prill 2025

    Bashkimi Evropian ka thënë se është thelbësore për Kosovën ta formojë sa më shpejt Qeverinë e re, pasi vendi ka ngecur në përpjekje për formimin e institucioneve të reja më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare.

    “Formimi i shpejtë i Qeverisë është thelbësor për Kosovën për t’i çuar përpara reformat e rëndësishme në të gjithë sektorët, të cilat do ta përmirësojnë cilësinë dhe kushtet e jetës për popullin e Kosovës”, tha Zyra e BE-së në Prishtinë në një përgjigje të shkruar për Radion Evropa e Lirë të premten.

    Ajo tha se BE-ja është e gatshme për të punuar ngushtë me qeverinë e ardhshme, sapo të formohet ajo, dhe për të vazhduar mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian.

    Kosova dështoi ta konstituojë Kuvendin e ri dy herë brenda kësaj jave, për shkak të mosmarrëveshjeve procedurale mes partive politike që siguruan ulëse në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një...
    Lajme27 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin...
    Të tjera
    Sport27 Maj 2025
    Trajneri i Fenerbahce, Jose Mourinho, ka reaguar me tone thumbuese pas humbjes befasuese të skuadrës së tij ndaj Hatayspor, një ekip tashmë...
    Lajme27 Maj 2025
    Grupi i tretë i besimtarëve nga Kosova, që kanë marrë rrugën drejt vendeve të shenjta për ta kryer haxhin ka arritur shëndosh...
    Lajme27 Maj 2025
    Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në eventin e organizuar nga Ambasada e Kroacisë në Kosovë, me...
    Lajme27 Maj 2025
    Vransira kalojnë më shpesh mbi vend ditën e mërkurë, por se nuk mungojnë intervale me diell. Pasdite më vonë aty këtu shfaqen...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Platforma e mediave sociale e Elon Musk, X, u përball me një tjetër ndërprerje të përhapur të martën, duke prekur përdoruesit në...
    Bota/Rajoni27 Maj 2025
    Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht” 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë,...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.