×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja reagon lidhur me vizitën e Vuçiqit në Moskë

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Bashkimi Evropian (BE) dëshiron të mbështetet te Serbia si një partnere e besueshme dhe është e nevojshme që Beogradi ta sigurojë për kursin e tij strategjik, u tha në Bruksel më 24 prill, pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi se do të udhëtojë për në Moskë për shënimin e Ditës së Fitores.

    Në përgjigje të një pyetjeje të dërguar nga Radio Evropa e Lirë , një përfaqësues i Komisionit Evropian shtoi se Bashkimi Evropian ka qenë plotësisht i qartë me partnerët e tij, përfshirë shtetet kandidate si Serbia.

    “Marrëdhëniet me Rusinë nuk mund të zhvillohen mbi parimin e ‘punës si zakonisht’ me regjimin e Vladimir Putin, veçanërisht pas agresionit të paprovokuar dhe të paarsyeshëm ndaj Ukrainës”, shtoi në përgjigjen e tij të shkruar përfaqësuesi i Zyrës për Zgjerimin dhe Partneritetin Ndërkombëtar, Guillaume Mercier.

    Vuçiq deklaroi më 23 prill se nuk ka ndryshuar qëndrim “pavarësisht presioneve” dhe se do të udhëtojë në Moskë më 9 maj, për paradën që do të organizohet për përvjetorin e 80-vjetorit të fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.

    “Me presidentin [e Rusisë, Vladimirin] Putin kam pasur gjithmonë një marrëdhënie të hapur, të sinqertë dhe miqësore, që nuk është gjithmonë e lehtë dhe e thjeshtë, sepse nuk jemi gjithmonë në një mendje, por besojmë njëri-tjetrit kur themi diçka”, tha Vuçiq.

    Ai gjithashtu shtoi se ka shumë mundësi që në Moskë të udhëtojë vetëm.

    “Ne duam që qeveria Gjuro Macut të paguajë çmimin, dua që ai të ketë mundësinë të punojë me Bashkimin Evropian ashtu siç duhet dhe askush të mos mund t’i thotë asgjë. Ka pak gjasa që ushtria e Serbisë të shkojë sepse do të përballej me sulme dhe sanksione të ndryshme”, deklaroi Vuçiq.

    Ai shtoi se në Moskë do të bisedojë gjithashtu me Putin për një marrëveshje të re për gazin dhe për një zgjidhje për Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS), të cilës Shtetet e Bashkuara i kanë vendosur sanksione për shkak se shumica e hisedarëve të kompanisë janë kompani ruse.

    Udhëtimi i parë i presidentit të Serbisë në Rusi, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës para tre vjetësh, u bë publik nga ai në fillim të marsit, pas një bisede telefonike që Vuçiq zhvilloi me Putinin.

    Në deklarimet pasuese, Vuçiq insistoi se nuk e ndryshon vendimin për të vizituar Moskën, pavarësisht faktit se, siç tha ai, Perëndimi mund të përgjigjet me një formë sanksionesh.

    Si kandidate për anëtarësim në BE, Serbia që nga dhjetori i vitit 2021 nuk ka hapur asnjë kapitull bisedimesh.

    Përparimi i saj është bllokuar për shkak të refuzimit që të harmonizojë politikën e saj të jashtme me atë të BE-së dhe të vendosë sanksione ndaj Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

    Brukseli kërkon gjithashtu nga Beogradi përparim në sundimin e ligjit dhe në dialogun me Kosovën.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Pas shtatë ditësh kërkimesh intensive, është gjetur paraditen e kësaj të premteje trupi i pajetë i Ardit Beshirit, punëtorit 29-vjear, i cili...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    9 Maji, Dita e Europës, u përkujtua edhe këtë vit në Shqipëri si një moment domethënës për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian. Me...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Papa i Amerikës së Veriut po kremton Meshën e tij të parë si Papë, duke kryesuar në Kapelën Sistine me kardinalët që...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Papa i Amerikës së Veriut po kremton Meshën e tij të parë si Papë, duke kryesuar në Kapelën Sistine me kardinalët që...
    Lajme09 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbrojtur idenë e partisë së tij për krijimin e një qeverie tranzicionale,...
    Bota/Rajoni09 Maj 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka përcjellë një mesazh për qytetarët shqiptarë 2 ditë para zgjedhjeve të 11 majit. Përmes...
    Lajme09 Maj 2025
    Deputetja e LVV-së, Donika Gërvalla, ka thënë se e fton AAK-në që nëse kanë argumente të mjaftueshme, që të çojnë në Gjykatë...
    Lajme09 Maj 2025
    Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim njoftues ambasadorin e ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, të...
    Lajme09 Maj 2025
    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka uruar të gjithë besimtarët katolik në Kosovë për zgjedhjen e Papa Leoni XIV në krye të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.