×
  • Lajme
  • Lajme

    BE-ja pret dakordimin e palëve për zbatim të deklaratës për të zhdu*kurit

    FrontOnline
    26 Nëntor 2024

    Një prej marrëveshjeve që ishte arritur në Bruksel, ishte edhe deklarata e përbashkët për të zhdukurit. Por, për shkak të refuzimit të Serbisë, ajo ka mbetur vetëm në letër. Se nuk ka filluar ende zbatimi i saj, e pranon edhe Bashkimi Evropian. Peter Stano thotë se zbatimi do të ndodhë sapo palët të bien dakord për termat e referencës së Komisionit të përbashkët, i cili parashikohet ta monitorojë zbatimin e kësaj deklarate.

    Deklarata për të zhdukurit, e nënshkruar para më shumë se një viti në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, as pas kësaj kohe nuk po gjen zbatim.

    Nga 2 maji i 2023-s zbatimi i saj mbeti vetëm në letër.

    Lidhur me moszbatimin e kësaj deklarate, RTK ka pyetur Bashkimin Evropian.

    Në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i BE-së Peter Stano e ka konfirmuar se zbatimi i Deklaratës për të Zhdukurit nuk ka filluar ende.

    “Zbatimi i Deklaratës së Përbashkët nuk ka filluar ende. Kjo do të ndodhë sapo palët të bien dakord për Termat e Referencës të Komisionit të Përbashkët, i cili parashikohet të monitorojë zbatimin e Deklaratës së Përbashkët, në mbështetje të punës së Grupit të Punës, të kryesuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar…”, ka thënë ai.

    Stano ka treguar se kjo çështje u trajtua gjatë takimit të kryenegociatorëve më 24 tetor, ndërkohë që ka mohuar përfaqësimin e Kosovës nga UNMIK-u në Komisionin e Përbashkët, duke thënë se kjo as nuk u propozua dhe as nuk u diskutua.

    Më tej ai ka thënë se BE-ja përsërit se kjo ka të bëjë përfundimisht me familjet e atyre që janë ende të zhdukur, dhe se kjo çështje nuk duhet të politizohet.

    Porse njohësit e rrethanave politike në vend thonë se kjo është papërgjegjësi totale e Serbisë.

    Po ashtu, Mazllum Baraliu shprehet se faktori ndërkombëtar duhet ta përshpejtojë zbatimin e kësaj Deklarate, duke qenë se është përgjegjëse për këtë.

    ” Serbia i ka të gjitha të dhënat për gjenocin dhe për viktimat edhe për të pagjetur  në Kosovë dhe nuk dëshiron ti jap ato për arsye se janë shumë komprimitues për të si duket dhe ajo është përgjegjësja kryesore që cështja e të pagjetur në fatkeqsin dhe për fatkesin tonë e nënave që I presin në ankth familjarët e tyre…”, ka deklaruar Mazllum Baraliu, njohës I çështjeve politike.

    Njohësi tjetër i çështjeve politike, Albinot Maloku, thotë se Serbia po e vazhdon avazin e vjetër të mohimit të gjithçkaje që ka ndodhur deri në vitin 1999.

    “BE gjithsesi si shtytës por edhe si ndërmjetës për shkak të hapave të Qeverisë në kohet e fundit e sidomos pas pajtimit në Ohër dhe Bruksel nuk është  se i ka dhënë prioritet kërkesave të Kosovës dhe kjo prapë po them është si pasoj e fajit të Kosovës duke mos ditur që të përdor momentet për të bërë presion ndaj serbisë për jetësimin e marrëveshjeve dhe faktori ndërkombëtar në vazhdimësi na u ka doke se po tregohet i padrejtë duke qenë i një anshëm…”, ka thënë Maloku.

    Që nga lufta e fundit në Kosovë, për më shumë se dy dekada, mbi 1600 persona figurojnë të zhdukur, ndërsa një pjesë e tyre dyshohet se janë të varrosur në disa varreza masive në Serbi./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme26 Nëntor 2024
    Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e prerjes së shiritit që shënon zyrtarisht përfundimin e një...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për deputet, Shkëmb Manaj, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, duke theksuar se komunat që udhëhiqen nga LDK-ja, si...
    Të tjera
    Lajme26 Nëntor 2024
    Një shpërthim ka ndodhur në kolegjin privat “Heimerer”, në Prishtinë. Për rastin janë deklaruar nga kolegji. Rektorja e këtij Kolegji, Naime Brajshori...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të ministrit Hekuran Murati lidhur pyetjet e tij se a është intervistuar ndonjëherë...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, për FrontOnline e ka konfirmuar shpërthimin e sotëm që ka ndodhur...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Prezantuesi i programit “Big Brother VIP”, Alaudin Hamiti e ka denoncuar sot në Policinë e Kosovës një kërcënim me jetë. Hamiti ka...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, duke folur për akuzat për fovarizime me grante, tha se bëhet fjalë për një grant...
    Lajme26 Nëntor 2024
    Deputeti i Pavarur, Haki Abazi, ka folur për raportet që kanë mes vete krerët e shtetit. Ai thotë se Presidentja Vjosa Osmani,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.