×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BE-ja ndan këstin e parë prej 67.5 milionë euro për mbështetje të energjisë

    FrontOnline
    17 Mars 2023

    Komisioni Evropian ka kryer disbursimin e mjeteve financiare në vlerën prej 67.5 milionë eurove.

    Kjo është pagesa e transhit të parë të përkrahjes buxhetore në kuadër të programit vjetor IPA 2023, që në total kap vlerën prej 75 milionë eurove.

    Mbështetja e BE-së e plotëson skemën e qeverisë për mbështetje të energjisë, e cila do të fillojë menjëherë zbatimin e këtyre masave:

    1)mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për familjet më të cenueshme dhe më të pafavorizuara;

    2)stimulimi i kursimeve të energjisë nga konsumatorët familjarë;

    3)mbështetja e konsumatorëve individualë familjarë duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm përmes rritjes së efiçiencës energjetike të njësive të banimit dhe ndërtesave;

    4)mbështetja e konsumatorëve shtëpiak duke përfshirë konsumatorët e cenueshëm në investimin në pajisje shtëpiake me efiçiencë energjetike dhe sisteme të energjisë së ripërtërishme;

    5)stimulimi i kursimeve të energjisë nga ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme.
    Qeveria e Republikës së Kosovës do të vijojë të mbështesë qytetarët dhe të lehtësojë pasojat sociale dhe ekonomike për kategoritë më të prekura nga efektet e krizave të shkaktuara nga lufta në Ukrainë, përmes dhe një politike të qëndrueshme dhe të besueshme në menaxhimin e financave publike.

    Ky është kësti i parë i parave që Kosova i merr nga pakoja e BE-së për mbështetjen për energji për Ballkanin Perëndimor. Pakoja është krijuar nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj për t’i ndihmuar rajonit që ta kapërcejë krizën energjetike dhe rritjen e madhe të çmimeve të energjisë që i ka shkaktuar agresioni i pajustifikuar i Rusisë ndaj Ukrainës./Front Online

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hajdar Beqa, ka zhvilluar një takim të përzemërt me familjen Hajdari dhe banorët...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, ka shprehur falënderimet e tij për banorët e Abrit dhe Tërdecit,...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës Lumir Abdixhiku, në ditën e tij të dytë të fushatës, pati tri tubime, në...
    Të tjera
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Dyshohet se një 56-vjeçar është vrarë me armë zjarri sonte pranë “Pallatit me Shigjeta” në Tiranë. Abcnews.al raporton se personi që dyshohet...
    Lajme12 Janar 2025
    Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur krenarinë dhe optimizmin e tij për tubimin e jashtëzakonshëm të mbajtur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) nga Ferizaj, Elmi Reçica, ka shpërndarë një mesazh për të rinjtë ferizajas, të...
    Lajme12 Janar 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka mbajtur tubim elektoral në Ferizaj. Në këtë tubim pos tjerash mbajti fjalim kryetari i PDK-së, Memli...
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i arsimit, Argjend Osmani, ka komentuar gjithashtu mbi procesin e licencës së avancuar, duke theksuar se ky lloj testimi ka qenë...
    Lajme12 Janar 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj për rizgjedhjen e Presidentit të Kroacisë, Zoran Milanović. Në një postim në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.