×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja miraton kundërmasa për tarifat e SHBA-së

    FrontOnline
    09 Prill 2025

    Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump. Me masat e miratuara, blloku shënjestron produktet amerikane në vlerë prej 20 miliardë eurosh përfshirë sojën, motoçikletat dhe produkte të bukurisë.

    Tarifat deri në 25 për qind janë hakmarrje për tarifat e SHBA-së ndaj çelikut dhe aluminit të vendosura muajin e kaluar – ndërsa masat e Evropës ndaj tarifave të fundit, që Trump i shpalli më 2 prill, ende nuk janë ndërmarrë.

    “Këto kundërmasë mund të pezullohen në çdo moment, nëse SHBA-ja pranon një marrëveshje të drejtë dhe të balancuar”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të lëshuar pas miratimit të masave nga shtetet anëtare të BE-së.

    Tarifa e re do të nisë së zbatuari më 15 prill, tha KE-ja.

    “BE-ja e konsideron tarifat e SHBA-së të pajustifikueshme dhe dëmtuese, duke shkaktuar dëm ekonomik për të dyja palët, si dhe për ekonominë globale”, shtoi KE-ja.

    Brukseli theksoi se dëshiron një marrëveshje që “do të ishte e balancuar dhe me përfitime reciproke”.

    Trump ka vendosur gjithashtu një tarifë prej 25 për qind për importet e automjeteve nga BE-ja, dhe ka shënjestruar bllokun me tarifa reciproke prej 20 për qind që hynë në fuqi sot.

    Një zëdhënës i BE-së tha përgjigja ndaj tarifave të reja të SHBA-së do të bëhet publike javën e ardhshme.

    E miratuar nga 26 shtete të BE-së – Hungaria nuk votoi kundër – lista e produkteve të shënjestruara është e orientuar kryesisht drejt shteteve që udhëhiqen nga republikanët e Trumpit.

    Produktet e përfshira janë produktet e pulës, mistri, frutat dhe arrat, druri, motoçikletat, plastika, tekstili, pikturat dhe pajisjet elektrike.

    Burboni, që ishte në një listë të mëhershme, është hequr nga BE-ja pas presionit nga eksportuesit e mëdhenj të verërave nga Franca dhe Italia, që kanë shprehur frikën se Trumpi do të bëjë realitet kërcënimin e tij për vendosjen e një tarife prej 200 për qind ndaj pijeve evropiane.

    Masat e miratuara të mërkurën nga BE-ja janë të ndara në dy pjesë.

    Së pari, BE-ja do të lejojë që një sërë tarifash që datojnë nga mandati i parë i Trum-it – por që u pezulluan – të rikthehen në fuqi dhe ato do të nisin zbatimin nga e marta e ardhshme.

    Hapi i dytë përfshin listën e re të produkteve që do të shënjestrohen me tarifa, shumica e të cilave do të hyjnë në fuqi muajin e ardhshëm, ndërsa disa do të realizohen në dhjetor./REL

    Udhëto shpejt dhe sigurt nga Prishtina drejt Köln me PrishtinaTicket
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Kryeministri i Maltës Robert Abela njoftoi se vendi i tij do të njohë shtetin e Palestinës muajin e ardhshëm. Bëhet e ditur...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, foli në telefon me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kërkoi kohë deri më 9...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, iu rezervua një pritje e përzemërt nga komuniteti shqiptar në Philadelphia, të cilën e vizitoi ndërsa ndodhet...
    Të tjera
    Vip25 Maj 2025
    Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi – Fifi, ka reaguar në rrjete sociale ndaj komenteve negative që ka marrë, kryesisht nga llogari...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Qeveria gjermane planifikon të zbatojë një marrëveshje koalicioni javën e ardhshme për të forcuar më tej ligjet e imigracionit, të cilat përfshijnë...
    Sport25 Maj 2025
    Fenerbahce Beko ka siguruar titullin e dytë të Euroligës në histori të dielën me një fitore bindëse 81-70 ndaj Monacos në Etihad...
    Lajme25 Maj 2025
    Gjyqtarët dhe prokurorët serbë që dhanë dorëheqje në veri të vendit në nëntor të vitit 2022, kanë qenë temë diskutimi në takimin...
    Bota/Rajoni25 Maj 2025
    Mediat gjermane kanë zbuluar detaje të reja rreth aksidentit tragjik rrugor që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme pranë qytetit Koblenz, në...
    Lajme25 Maj 2025
    Kosova për herë të parë do të presë komandën e një divizioni të ushtrisë amerikane, në kuadër të ushtrimit më të madh...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.