×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja me kushte të reja për lëvizje, këto janë rregullat

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në gjithë Evropën.

    Sot u zyrtarizua në Luksemburg sistemi “semafori i BE-së”, i propozuar nga Komisioni Evropian në shtator. Sipas këtij propozimi, qeveritë synojnë që të shmanget mbyllja e kufijve, e cila do të kishte pasoja të tmerrshme për ekonomitë e Evrozonës, por edhe të vendoset tamponi i detyrueshëm për të gjithë personat që hyjnë nga zonat e kuqe

    Sipas marrëveshjes, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve do të publikojë një hartë javore të situatës rajonale në vendet e BE-së, me një kod ngjyrash bazuar në nivelin e rrezikut: E gjelbër, portokalli dhe e kuqe.
    Informacioni, do të bëhet i disponueshëm online, ku përdoruesit mund të kërkojnë vende të veçanta për të parë nëse kufijtë janë të hapur dhe cilat kufizime ekzistojnë, si edhe lidhje me informacionin epidemiologjik të vendit.

    Ngjyra e semaforit të një rajoni të caktuar do të varet nga numri i rasteve të reja për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive.

    Ndërsa pjesë e këtij sistemi, do të shtohet edhe ngjyra “gri”, për zonat ku ka të dhëna të pamjaftueshme ose ku numri i testeve të kryera për 100.000 banorë konsiderohet shumë i ulët.

    Si do funksionojë:

    Udhëtarët që vijnë nga një zonë portokalli, e kuqe ose gri mund t’u kërkohet t’i nënshtrohen karantinës pas mbërritjes.

    Ata që vijnë nga zona të gjelbërta të përcaktuara me kritere të përbashkëta nuk do të vuajnë asnjë lloj kufizimi në lëvizje dhe udhëtim.

    Sistemi i ngjyrave u përcaktua kështu:

    Të kuqe: Zonat me rrezik të lartë, që kanë më shumë se 50 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose më shumë se 150 raste për 100.000 me më pak se 4% të testohen pozitivë.

    Portokalli: Zonat me rrezik të mesëm, me më shumë se 25 raste për 100.000 njerëz me 4% që testohen pozitivë ose rreth 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

    E gjelbër: Zonat me rrezik të ulët, me më pak se 25 raste për 100.000 njerëz me më pak se 4% të testohen pozitivë.

    KEDS zë 156 persona duke e vjedhur energjinë elektrike për një javë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Nesër varroset Shkelzen Kamaj, i cili më 8 prill vdiq në vendin e punës në Francë. Ceremonia e varrimit do të mbahet...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Votimi për një rezolutë për Srebrenicën është shtyrë nuk do të zhvillohet më 2 maj, tha ambasadori i Bosnje e Hercegovinës në...
    Bota/Rajoni25 Prill 2024
    Të mërkuren u lirua nga burgu. Por, liria Ardian Isufit, i zgjati veç 24 orë. 36-vjeçari raportohet se menjëherë pasi doli nga...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24-orëve kanë ndodhur 62 aksidente trafiku. 18 prej tyre janë më të lënduar, ndërsa 44...
    Lajme26 Prill 2024
    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se presidenca është shndërruar në zyrë ku noterizohen Ligjet e miratuara...
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.