×
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    BE-ja kundërshton Qeverinë që Fondi i Mirëbesimit të preket për borxhin e rrymës

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2023

    Afro 12 milionë euro është shuma që Qeveria vendosi t’ua marrë katër komunave veriore për të shlyer një pjesë të borxhit për rrymën e papaguar nga banorët atje.

    Një pjesë të këtyre parave, Ekzekutivi e ka marrë nga Fondi Zhvillimor i Mirëbesimit, i cili është krijuar në vitin 2013 në bazë të marrëveshjes për doganat mes Kosovës dhe Serbisë.

    Mirëpo, me këtë veprim nuk pajtohet Bashkimi Evropian.

    Zyra e BE-së në Kosovë i ka thënë Dukagjinit se marrëveshja nuk parasheh që paratë e këtij fondi të shpenzohen për qëllime të tilla.

    “Aktualisht janë në dispozicion 3.6 milionë euro për disbursimin e projekteve të reja. Pagesa e borxheve të energjisë elektrike nuk plotëson kriteret për financimin e projekteve nga Fondi i Zhvillimit, të përcaktuara në Marrëveshjen e Brukselit për mbledhjen e të ardhurave doganore të datës 17 janar 2013”, thuhet në përgjigjen e zyrës së BE-së në Kosovë.

    Dukagjini ka pyetur edhe ministrinë e Financave për vlerën e saktë të marrë nga fondi për të paguar borxhin e rrymës, por tash e dy ditë, ky institucion nuk ka kthyer përgjigje.

    Qëllimi i këtij fondi është t’i zhvillojë dhe integrojë komunat veriore ku serbët që nga paslufta më 1999, nuk u binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por të strukturave paralele serbe që menaxhohen nga Serbia.

    Paratë e Fondit grumbullohen nga importi i mallrave përmes pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat gjenden në veri të vendit.

    Sipas zyrës së BE-së, që nga themelimi i Fondit për Zhvillim, janë ndarë mbi 14.5 milionë euro për projekte të ndryshme për promovimin e zhvillimit socio-ekonomik të katër komunave veriore.

    Zubin Potoku dhe Zveçani që udhëhiqen nga PDK-ja janë në mesin e komunave si Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqi, të cilat preken nga vendimi i Ekzekutivit. E, kryetarit të Zveçanit, Ilir Peci është hartuar me Qeverinë. Ati thotë se ky vendim është marrë pa u konsultuar fare me të.

    “Ta them të vërtetën, as nuk e shoh në mënyrë të rregullt diçka, e as nuk e refuzoj për arsye se Qeveria është ajo që vendos, Qeveria i ka marrë. Qëndroj në mendimin tim se është dashtë me marrë prej çdo kryetari të komunave të veriut, të paktën një mendim”, ka thënë kryetari i Zveçanit, Ilir Peci.

    Dukagjini ka provuar të flasë edhe me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, si Mitrovica e Veriut dhe Leposaviqit, por ata kanë qenë të paqasshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Misioni i KFOR’it ka mirëpritur garancitë e fundit që i janë dërguar nga Qeveria Kurti për mosdërgimin e FSK’së në Veri. Në...
    Lajme10 Janar 2025
    Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka komentuar për FrontOnline në lidhje me listën e zezë të paralajmëruar nga SHBA për Ballkanin Perëndimor. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se të shtunën do të bëjë hapjen e fushatës zgjedhore në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë....
    Të tjera
    Lajme10 Janar 2025
    MCA Kosova sot mban konferencë lidhur me procedurat e parakualifikimit për dizajnimin dhe dërtimin e sistemeve të mëdha për ruajtjen e energjisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë...
    Lajme10 Janar 2025
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se mbështetja për Lëvizjen Vetëvendosje ka rënë ndjeshëm, duke pretenduar se kjo parti nuk i kalon...
    Lajme10 Janar 2025
    Zëvendës Sekretari i Shtetit Amerikan për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ai...
    Lajme10 Janar 2025
    I pari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pak ditë para se ta përfundoi mandatin e tij si president i...
    Lajme09 Janar 2025
    Një veturë është përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë, e që fatmirësisht nuk ka të lënduar....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.