Bashkimi Evropian ka konfirmuar për Front Online se dialogu me Serbinë do të vazhdojë.
Përkundër thirrjeve që të ndërpritet ky proces për shkak të zhvillimeve nga Gjykata Speciale, BE-ja konsideron se pjesa kryesore është duke u kryer në nivelin e ekspertëve derisa thonë se do ta bëjnë publik edhe datën e takimit të radhës në një atëherë kur ata konsiderojnë se është e përshtatshme.
Nga BE-ja për Front Online kanë thënë se akterët kryesorë në këtë dialog janë Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti.
“Puna në Dialogun vazhdon. Pjesa kryesore është duke u kryer në nivelin e ekspertëve, e ndjekur kurdoherë që është e nevojshme nga niveli i lartë ku aktorët kryesorë për të dy palët janë Presidenti Vuçiq dhe Kryeministri Hoti. Ne do të shpallim takimin e ardhshëm kur të jetë e përshtatshme”, ka thënë për Front Online , zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.
Vjosa Osmani presidente e Kosovës ka vlerësuar se nuk është momenti që të vazhdohet dialogu me Serbinë, këtë kërkesë e ka pasur edhe AAK-ja në ditën kur u konfirmua aktakuza ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit./Front Online/