Negociatori i Bashkimit Evropian për BREXIT-in, Michel Barnier, ka bërë të ditur se po vazhdojnë negociatat me Britaninë edhe të dielën, me shpresë se do të arrihet një marrëveshje përfundimtare.
Brukseli dhe Londra zyrtare po merren me hollësi lidhur me raportet tregtare që do t’i kenë pas finalizimit të daljes së Britanisë së Madhe nga blloku evropian. Nuk kanë mbetur as pesë javë para afatit të fundit për Brexit me marrëveshje. Barnier dhe negociatori britanik, David Frost, po punojnë ngushtë për të siguruar një periudhë transicioni deri më 31 dhjetor. Peshkataria, ndihma shtetërore dhe forma e zgjidhjes së kontesteve të ardhshme janë tri çështjet kryesore që kanë negociuar arritjen e marrëveshjes përfundimtare.
Britania ka dalë nga BE-ja më 31 janar pa marrëveshje për kontrollet kufitare dhe raportet e tregjeve financiare. Mediat kanë raportuar se Britania ka hedhur poshtë propozimin evropian për kuota në tregun e industrisë së peshkatarisë.