×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE-ja do të miratojë një “plan veprimi” për industrinë e automjeteve

    FrontOnline
    30 Janar 2025

    Bashkimi Evropian u zotua të enjten për miratimin një “plani veprimi” për të ndihmuar sektorin e automjeteve të bllokut që përballet me vështirësi. Lajmi u dha ndërsa Brukseli zhvilloi bisedime me drejtuesit e industrisë që kanë ngritur këmbanat e alarmit mbi tarifat për mbrojtjen e mjedisit dhe konkurrencën nga Kina.

    Bashkimi Evropian është nën trysni për të ndihmuar sektorin që ka mbi 13 milionë të punësuar dhe përbën rreth shtatë për qind të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PBB).

    “Industria evropiane e automobilave është në një moment kyç dhe ne e pranojmë se po përballet me sfida. Kjo është arsyeja pse ne po veprojmë me shpejtësi për t’i trajtuar ato”, tha shefja e BE-së, Ursula von der Leyen, duke premtuar një “plan veprimi” deri në fillim të marsit.

    I ashtuquajturi “Dialogu Strategjik”, që kryesohet nga presidenti i Komisionit Evropian, mblodhi së bashku prodhuesit e makinave, furnizuesit, organizatat e shoqërisë civile dhe sindikatat.

    Përfaqësuesit e 22 prodhuesve përfshirë firmat ‘Volkswagen’, ‘BMW’, ‘Mercedes’ dhe ‘Renault’, ishin të pranishëm, tha komisioni.

    Takimi u mbajt ndërsa komisioni është zotuar të bëjë ndryshime që ndihmojnë bizneset, pasi firmat ankohen se vëmendja e përqëndruar e bllokut mbi mjedisin dhe etikën e biznesit ka krijuar rregulla të tepruara.

    Të mërkurën, Brukseli zbuloi një plan për të rinovuar modelin ekonomik të bllokut, mes shqetësimeve se produktiviteti i ulët, çmimet e larta të energjisë, investimet e pakta dhe të metat e tjera po e lënë BE-në pas Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

    Industria e makinave është zhytur në krizë nga kostot e larta të prodhimit, një kalim me probleme në automjetet elektrike (EV) dhe rritja e konkurrencës nga Kina.

    Njoftimet për shkurtime të mundshme të vendeve të punës janë shtuar. Firma ‘Volkswagen’ planifikon të mbyllë 35,000 vende pune në të gjitha qendrat e saj në Gjermani, deri në vitin 2030.

    Tarifat mbi emetimet e gazeve

    Prodhuesit e makinave kanë bërë thirrje për “fleksibilitet” mbi tarifat e larta të emetimeve të gazeve me të cilat mund të përballen në vitin 2025, tarifa që plani i ri i bllokut për zhvillim thotë se duhen të jenë të përfshira.

    “Penalizimi i menjëhershëm i industrisë, financiarisht, nuk është një ide e mirë, sepse industria është në vështirësi dhe… duhet të ristrukturohet, gjë që do të kushtojë shumë para”, tha përpara takimit Patrick Koller, shef ekzekutiv i prodhuesit francez të pjesëve ‘Forvia’.

    “Kur shikoni në të kaluarën, ne kemi industri të rënda të cilat u zhdukën plotësisht nga Evropa, për shkak të mungesës së konkurrencës.”

    Për të luftuar ndryshimet mjedisore, BE-ja prezantoi një sërë objektivash për reduktimin e emetimit të gazeve ndotëse që duhet të çojnë në heqjen graduale nga tregu i makinave me karburant, deri në vitin 2035.

    Rreth 16 për qind e gazit të dioksidit të karbonit (CO2) që shkakton ngrohjen e planetit, që lëshohet në atmosferë në Evropë, vjen nga makinat me karburant, thotë BE-ja.

    Që nga ky vit, prodhuesit e makinave duhet të ulin mesataren e CO2-it të emetuar nga të gjitha automjetet e shitura rishtazi me 15 për qind nga nivelet e vitit 2021, ose të paguajnë një tarifë. Shkurtime edhe më të ashpra priten të miratohen më vonë, sipas organizatës ‘Transport & Mjedis’.

    Ideja është që të nxiten firmat që të rrisin prodhimin e automjeteve elektrike, hibride dhe automjeteve të vogla që shesin në krahasim me, për shembull, makinat e mëdha (SUV) që harxhojnë shumë naftë.

    Megjithatë, disa prodhues ankohen se kjo rezulton më e vështirë se sa pritej, pasi konsumatorët ende nuk janë mësuar me automjetet elektrike, të cilat kanë kosto më të larta fillestare dhe ende nuk ka një treg të fuqishëm të automjeteve të përdorura.

    “Ne duam t’i përmbahemi objektivit… por fillimisht mund ta zbusim rrugën deri atje”, tha zonja von der Leyen të mërkurën.

    Kritikët thonë se heqja e tarifave do të penalizonte në mënyrë të padrejtë prodhuesit që kanë investuar për të respektuar rregullat e reja.

    Shitjet dhe tarifat

    Shitjet e automjeteve elektrike shënuan rënie 1.3 përqind në Evropë vitin e kaluar, duke përbërë 13.6 përqind të të gjitha shitjeve, sipas Shoqatës Evropiane të Prodhuesve të Automobilave (ACEA).

    Një zyrtar i lartë i BE-së tha se ofrimi i subvencioneve për bizneset për të blerë makina elektrike janë një nga mundësitë.

    Blloku 27-vendesh mund të kërkojë gjithashtu të përmirësojë rrjetin e karikimit të makinave elektrike që nuk është i realizuar si duhet. BE-ja gjithashtu mund të modernizojë rrjetet për të lejuar karikim më të shpejtë, të ulë kostot e energjisë, të shkurtojë rregulloret dhe t’i bëjë konkurrencë Kinës në prodhimin e baterive, thonë analistët.

    Ndërkohë, numri i makinave elektrike kineze është rritur në BE, duke arritur në 14 për qind të tregut në tremujorin e dytë të vitit 2024.

    Brukseli ka vendosur tarifa shtesë ndaj importit të automjeteve elektrike të prodhuara në Kinë deri në 35.3 për qind pasi vlerësoi se mbështetja shtetërore që Pekini u jep prodhuesve kinez po dobësonte padrejtësisht prodhuesit evropianë të këtyre automjeteve.

    Ky veprim u kundërshtua nga Gjermania dhe anëtarë të tjerë të BE-së dhe është objekt i një padie nga ‘BMW’, ‘Tesla’ dhe disa prodhues kinezë të automjeteve. /VOA

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Shkurt 2025
    Presidenti Donald Trump ka shkarkuar papritur Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralin CQ Brown, duke larguar kështu një pilot dhe oficer të...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje....
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Kancelari gjerman Olaf Scholz, ka theksuar mbështetjen e tij për sovranitetin e Ukrainës dhe ripërsëriti angazhimin e vendit të tij për lirinë...
    Të tjera
    Lajme22 Shkurt 2025
    Genc Prelvukaj, kandidat i PDK-së për deputet, ka thënë se nuk është mërzitur nga rezultati që mori në zgjedhjet nacionale të 9...
    Lajme22 Shkurt 2025
    Të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do lëvizin nga -10...
    Lajme21 Shkurt 2025
    Një person është plagosur sonte në lagjen Dardania në Prishtinë. Shefi dhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente të QKUK-së, Agron Çitaku, ka...
    Sport21 Shkurt 2025
    Pep Guardiola ka pranuar se vendimi i tij për ta lënë Kevin De Bruynen në bankën rezervë në disfatën me rezultat 3-1...
    Bota/Rajoni21 Shkurt 2025
    Mijëra persona u mblodhën në Bratisllavë dhe qytete të tjera të Sllovakisë dhe bënë thirrje që kryeministri Robert Fico, të japë dorëheqje....
    Vip21 Shkurt 2025
    Dukesha e Sussex, Meghan po akuzohet për plagjiaturë të stemës së një qyteti të Spanjës. Bëhet fjalë për logon e brendit “As...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.