×
  • Lajme
  • Lajme

    BE i jep Hungarisë dy muaj kohë për të ndryshuar ligjin për OJQ-të

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Bashkimi Evropian i ka dhënë Hungarisë dy muaj kohë për të ndryshuar një ligj, që i detyron organizatat e huaja joqeveritare t’i zbulojnë donatorët e tyre të huaj.Komisioni Evropian, që është krahu ekzekutiv i BE-së, i dërgoi letër Budapestit, duke i thënë se ka dy muaj kohë për t’i zbatuar ndryshimet.

    Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka konstatuar vitin e kaluar se ligji i vitit 2017 “përfshin kufizime diskriminuese dhe të pajustifikueshme”, në shkelje të të drejtave themelore, përfshirë mbrojtjen e të dhënave personale dhe lirinë e asociimit.

    Autoritetet hungareze kanë thënë se ligji synon ta rrisë transparencën e financave të OJQ-ve dhe ta forcojë luftën kundër pastrimit të parave.Ligji kërkon nga OJQ-të që marrin fonde të huaja – mbi 7.2 milionë forinta (27 mijë dollarë) – në vit, ta bëjnë publik destinacionin e tyre.

    “Komisioni konsideron se Hungaria nuk i ka ndërmarrë masat e nevojshme për të vepruar në përputhje me aktgjykimin, përkundër thirrjeve të vazhdueshme të Komisionit për ta bërë një gjë të tillë me urgjencë”, tha të enjten Komisioni Evropian.

    Kritikët thonë se ligji hungarez ka në shënjsetër miliarderin amerikan, George Soros.Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, i ka akuzuar OJQ-të e financuara nga Soros, për ndërhyrje politike.Soros i ka cilësuar fushatat kundër tij si “shtrembërime dhe gënjeshtra”, që, siç ka thënë, kanë për qëllim krijimin e një armiku të rremë të jashtëm, për të shpërqendruar vëmendjen e hungarezëve.BE-ja e ka nxjerrë Hungarinë në gjyq në disa raste, duke akuzuar Qeverinë për ngufatje të mediave dhe akademikëve./rel

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka dhënë detaje për përfshirjen nga zjarri të një mobilierie në Ferizaj. Sipas policisë, lidhur me rastin është kontaktuar...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës i ka arrestuar dje dy persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se i  kanë dëmtuar disa varreza. Pas...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në katër jordanezë që dyshohet se janë mashtruar nga një person. Ata janë hasur...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Ekrem Hyseni ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se është problem të mbulohet dështimet e premtimet me...
    Sport13 Nëntor 2024
    uventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Pete Hegseth do të jetë sekretari i ardhshëm i mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi presidenti i zgjedhur amerikan Donald...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, do të emërojë Elon Muskun në një rol që synon të krijojë një qeveri më efikase,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e saj të radhës. Mbledhja pritet të nis nga ora 10:00, thuhet në njoftimin...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa thotë se më nuk qon peshë nëse thirret edhe kryeministri i Kosovës për...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.