×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    BE akoma pa marrëveshje që të ndërpritet praktika e ndërrimit të orës

    FrontOnline
    29 Mars 2025

    Në Bashkimin Evropian ende nuk ka marrëveshje për t`i dhënë fund ndryshimeve sezonale të orës, megjithëse një propozim për këtë çështje ekziston prej shtatë vitesh.

    Ndërsa Parlamenti Evropian ka votuar për t’i dhënë fund praktikës së ndërrimit të orës, shtetet anëtare të BE-së nuk mund të bien dakord nëse duhet të qëndrojnë në orën verore apo atë dimërore në mënyrë të përhershme.

    “Ne e bëmë propozimin në vitin 2018 për të ndalur ndryshimet sezonale të orës, por çështja ka ngecur në Këshillin e BE-së. Bazuar në reagimet e Parlamentit Evropian, shteteve anëtare dhe akademikëve, Komisioni Evropian vendosi që është më e udhës t’u lihet vendeve anëtare që të vendosin mes tyre. Ende besojmë se një zgjidhje e koordinuar është e arritshme”, ka thënë Ana Kaisser – zëdhënëse Këshillit Evropian.

    Sipas direktivës së Komisionit Evropian të vitit 2018, shtetet anëtare do të kenë ende mundësinë të zgjedhin mes orës standarde verore apo dimërore, por ajo do të mbetej e pandryshuar gjatë gjithë vitit.

    Aktualisht, në territorin e BE-së ekzistojnë tri zona standarde kohore, ku shumica e shteteve anëtare – gjithsej 17 prej tyre – bëjnë pjesë në zonën e Evropës Qendrore, njëjtë si vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Megjithëse për këtë vendim nevojitet shumica e kualifikuar dhe jo unanimiteti, shtetet anëtare ende nuk kanë arritur një ujdi. Kjo çështje rikthehet në vëmendje sa herë vjen momenti i ndërrimit të orës, por deri më tani pa ndonjë veprim konkret./RTK/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Javën e kaluar, një tjetër kërcënim me bombë tronditi një shkollë në Zvicër, këtë herë në qytetin Pully, kantoni Vaud. Incidenti është...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një grua nga Pensilvania e ShBA-së po kërkon dëshpërimisht për një xhaketë të cilën e dhuroi për bamirësi, pasi kuptoi se kishte...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Variantet e reja të virusit SARS-CoV-2, më shumë se pesë vjet pas shpalljes së pandemisë COVID-19, po shfaqen rregullisht në Australi. Varianti...
    Të tjera
    Lajme02 Prill 2025
    Elon Musk ka vendosur të largohet para kohe nga roli i tij në qeverinë amerikane, një lëvizje që ka shkaktuar tronditje në...
    Lajme02 Prill 2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e ka çuar përpara planin për shtrenjtimin e rrymës, pasi njofton se ka siguruar mbështetje edhe...
    Lajme02 Prill 2025
    Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka deklaruar për “Front Online” se pas gjobës nga Gjykata ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...
    Bota/Rajoni02 Prill 2025
    Një grua nga Pensilvania e ShBA-së po kërkon dëshpërimisht për një xhaketë të cilën e dhuroi për bamirësi, pasi kuptoi se kishte...
    Lajme02 Prill 2025
    Mendimi për motin – 2.04.2025 Megjithë vransirave, ditën e enjtë në vend do të ketë më shpesh intervale me diell. Aty këtu...
    Lajme02 Prill 2025
    Policia e Rajonit të Prishtinës njofton se po vazhdon angazhimet policore për ngritjen e sigurisë në trafik. Me anë të një kumtese...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.