Dy banorët që ndejtën larg dasmës së organizuar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ishin Dea dhe Amosi.
Teksa Kiara dhe Luizi bën një martesë të supozuar dhe shkëmbyen puthjen e parë në buzë, Dea dhe Amos po komentonin pamjen nga larg.
Aktori u shpreh se lumturia e çiftit ka për të zgjatur vetëm për pak kohë e më pas do të kthehet çdo gjë normalitet, ndërsa Luizin e krahasoi me personazhin e mbretit tek filmi vizatimor Shrek.
Mirëpo, gjithashtu një deklaratë e rëndë është dëgjuar të thuhet nga Amosi.
Teksa Luizi po digjte shaminë e beqarit, ai është shprehur:
“Inshallah digjet i tëri dhe inshallah uji i asaj pishine është i mbushur me benzinë”, thotë Amos, deklaratë kjo që nuk gjendet në asnjë platformë zyrate të Big Brother VIP, por mund ta dëgjoni më poshtë.
Kjo nuk është hera e parë që Amos bën deklaratat të kësaj natyre dhe në shoqërinë e Deas situatat bëhet edhe më dramatike. Më herët ai ka shprehur dëshirën për të çuar Luizin në pyllë, për ta zhveshur dhe për ta xhiruar. Amos de dea githashtu kanë thënë: Do bëjmë fëmijë dhe do t’i shesim./albeu