×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bazat e UÇK-së në Kukës, banorët mohojnë ekzistencën e burgjeve

    FrontOnline
    10 Nëntor 2020

    Në aktakuzën e Gjykatës Speciale për ish-liderët e UÇK-së përfshihet edhe ekzistenca e disa objekteve në territorin e Shqipërisë që janë përdorur si burgje për tortura, burgosje, vrasje dhe zhdukje të etnive të ndryshme që dyshoheshin si informatorë për armikun apo kundërshtarë në fushë-betejë.

    Në aktakuzë flitet për dy baza në qarkun e Kukësit të përdoruara nga UÇK, por nga autoritetet shqiptare nuk është pranuar kurrë ky pretendim. Objektet në fjalë ndodhen në Nikoliq dhe Vlahën të Hasit. 

    Televizioni Euronews Albania ishte në Has për të vërtetuar nëse vërtet këto objekte ekzistojnë dhe nëse janë përdorur nga UÇK. Ne hyrje te qytetit, ne zonën industriale, të bie në sy oficina e mekanikës, e cila mban edhe një pllakë Përkujtimore.

    “Në këtë shtëpi ishte vendosur shtabi nr.1 ku merrnin detyrat për çdo ditë përgjegjësit e mobilizimit të përgjithshëm të UÇK-së. Në prill, mars ,maj të vitit 1999 mobilizimi bëhej me urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së”, shkruan në pllakë.

    Pronari i godinës, i cili e ka privatizuar, Asllan Elezi rrëfen muajt e vështirë mars-qershor të vitit 1999, kur ndërtesa u kthye në baze mobilizimi për UÇK-në, por mohon kategorikisht ekzistencën e burgut.

    Elezi tregon se një vit më parë, objektin e kanë vizituar edhe prokurorë të Hagës për verifikime.

    “Kur unë nuk e di këtë gjë, nuk e dinë as ushtarët, sepse nuk ka pasur burg në të vërtetë, nuk janë bërë keqtrajtime. Vjet erdhën ata të Hagës, tre prokurorë bashkë me prokurorë tanët, për të verifikuar, më thirrën, vajta në komisariat tre ditë, më pyetën iu përgjigja dhe erdhën më pas për të bërë kontrollin”, shprehet Elezi.

    Ai dëshmon me fakte se në objekt ndodhen ende disa nga uniformat e UÇK-së dhe sende të tjera.

    Në pamje dallohen qartë shtretërit, apo edhe dhoma e mjekëve që kuronin ushtarët e plagosur. Madje edhe medikamentet ndodhen ende aty. Asllan Elezi tregon se të gjitha sendet ruhen nga vetë ai vetëm për të dëshmuar të vërtetën e luftës së UÇK-së.

    “Të gjitha këto janë të mbajtura dhe të ruajtura për të dëshmuar se UÇK ka qenë ushtri e dalë vetëm nga ajo pjesë e familjarëve të mirë të Kosovës që kanë dashur të marrin pushkën për të luftuar [për liri]”, tregon më tej Elezi.

    Sipas dëshmive, në këtë godinë janë trajnuar më shumë se 12 mijë trupa, të cilët më pas dërgoheshin në një bazë tjetër të UÇK-së, në fshatin Vlahën. Banorë të këtij fshati tregojnë se nuk ka ekzistuar asnjë burg në këtë zonë, por vetëm baza të UÇK-së. Këtë e konfirmon edhe Jak Jaku, banor I një prej shtëpive që ka shërbyer si strehë për ushtarët.

    “Gjykata e Hagës më duket se përkrah më shumë Serbinë se sa të dhunuarit, të humburit që ata i kanë masakruar”, thotë Jaku.

    Në dalje të fshatit, ajo që bie në sy, është një kullë e vjetër në hyrje të së cilës shkruhet: “Kullë e rezistencës, dijes dhe pushkës, çerdhe e UÇK-së!”. /EuronewsAlbania/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti kinez Xi Jinping u zotua të bashkëpunojë me administratën e Donald Trump në SHBA, teksa zhvilloi bisedimet e fundit me presidentin...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Në vitin 2025, shumë pagamarrës do të shohin rritje të pagave të tyre. Megjithatë, rritjet mund të mos jenë të mjaftueshme për...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij më të fundit, ka thënë se sulmet “nuk janë kryer me fjalë” dhe se...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.