Skuadra e Bayern Munchen ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 27-të të Bundesligas.
Kampioni aktual gjerman arriti fitore minimale 1 me 0 ndaj RB Leipzig.
Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua në pjesën e parë, me anë të Leon Goretzkas.
Pjesa e dytë ishte më e qetë nga ana e Bayernit, kurse Leipzig tentoi disa herë të shënonte golin e barazimit.
Me këtë fitore, Bayerni tregoi se është skuadra e vetme serioze për titullin e këtij sezoni. Ata tani kanë 64 pikë, shtatë më shumë se vendi i dytë Leipzig (57)./IO/