Bayern Munich e ka mposhtur 2-0 Bayer Leverkusenin në “Allianz Arena”.
Tani 10 pikë më shumë se RB Leipzig, Bayern Munich cdo ditë e më shumë po shkëputet nga përcjellësi më i afërt dhe po shkon drejt titullit të radhës në Bundesligë.
Në xhiron e 30, Bayerni e ka mposhtur 2-0 Leverkusenin duke iu afruar edhe më shumë titullit.
Në minutën e shtatë, sulmuesi Maxim Choupo-Moting realizoi për 1-0, derisa golin e dytë e shënoi Kimmich.
Bayerni tani ka 71 pikë, Leipzig i dyti me 61.
Bundesliga sonte humbi një skuadër të madhe për sezonin 2021/21.
Schalke u mposhte 1-0 nga Arminia Bielefeld dhe edhe zyrtarisht, bie në Bundesliga 2.