Kanë përfunduar pjesët e para në dy përballjet e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve.
Paris Saint-Germaini është duke udhëhequr me rezultat 1:2 në “Allianz Arena” përballë Bayernit të Munichut në ndeshjen e parë çerekfinale.
Mbappe (3’) dhe Marquinhos (28’) ishin dy autorët e golave për francezët, ndërkaq për vendasit realizoi Choupo-Moting (37’).
Në takimin tjetër që po zhvillohet në “Sanchez Pizjuan”, Chelsea është duke fituar 0:1 ndaj Portos.
Goli i realizuar nga Mason Mount (32’) është vendimtar për 45 minutat e para në këtë përballje të parë çerekfinale.