Pas dy ndeshjeve të djeshme çerekfinale, Real Madrid – Liverpool (3:1) dhe Man City – Borussia Dortmund (2:1), sonte luhen edhe dy ndeshje tjera në Ligën e Kampionëve.
Në kuadër të kësaj faze, do të luhen dy ndeshje tjera çerekfinale, shkruan FrontOnline.
Kryendeshja e sontme zhvillohet në “Allianz Arena” mes kampionit në fuqi të Evropës, Bayern Munichut dhe nënkampionit, Paris Saint-Germainit.
Të dyja skuadrat kanë ambicie të mëdha, derisa duan rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit.
Formacionet e mundshme:
Bayern Munich: Neuer; Davies, Alaba, Boateng, Pavard; Goretzka, Kimmich; Muller, Sane, Coman; Choupo-Moting
PSG: Navas; Dagba, Marquinhos, Kimpembe, Diallo; Gueye, Herrera; Draxler, Di Maria, Mbappe; Neymar.
Kurse, në ndeshjen tjetër, Porto është nikoqire e skuadrës nga Londra, Chelsea.
Ndeshja në fjalë zhvillohet në “Estadio de Dragao” të Portugalisë.
Formacionet e mundshme:
Porto: Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Sanusi; Corona, Uribe, Grujic, Otavio; Marega, Martinez
Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Christensen, Rudiger; James, Kovacic, Jorginho, Chilwell; Ziyech, Mount; Havertz.
Ndryshe, të dyja ndeshjet e sontme nisin nga ora 21:00./FrontOnline/