Teksa po bëheshin gati të zbrisnin në fushë për nxehjen para ndeshjes me Borussia Monchengladbach, futbollistët e Bayern Munchen u shpallën zyrtarisht kampionë të Gjermanisë për herë të 9 radhazi dhe të 29 në histori.
Megjithatë, kjo nuk i ndaloi që të fitonin bindshëm sonte 6:0 ndaj Borussia Monchengladbach. Robert Lewandowski ishte i papërmbajtshëm duke realizuar hat-trik
Shënuan emrin në listën e golashënuesve edhe Thomas Muller, Kingsley Coman dhe Leroy Sane, të cilët kompletuan suksesin me rezultatin tenistik 6-0 të bavarezëve, ndërsa mbrojtësi 18-vjeçar francez Tanguy Nianze u bë protagonist negativ, pasi u ndëshkua me karton të kuq vetëm 5 minuta pasi zbriti në fushë në vendin e Goretzkës.
Vërshëllima finale e arbitrit gjerman Tobias Steiler sinjalizoi edhe nisjen e festës në “Allianz Stadium”, me bavarezët që hapën zyrtarisht shampanjën e titullit kampion, duke konfirmuar diktatin e vendosur prej 9 sezonesh në Bundesligë.