Anëtari i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Agon Batusha, e ka komentuar takimin e sotshëm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ai ka përmendur sulmin në Banjskë dhe sulmin e fundit terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit si faktorë që ndikojnë negativisht në mundësinë e avancimit të dialogut.
“Duhet të shohim qasjen e udhëheqjes së re të BE-së, do të jetë si takim njoftues. Sa i përket dialogut apo ecjes përpara nuk pres ndonjë lëvizje sidomos pas sulmit në Banjskë dhe sulmit të fundit terrorist në kanalin vital të Ibër Lepencit”, deklaroi Batusha.
Batusha për “Front Online” ka theksuar se kjo mund të jetë një mundësi për të parë qasjen e udhëheqjes së re të Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, por nuk pritet ndonjë lëvizje të rëndësishme përpara.
“Qasja e pa balancuar në dialog e ndërmjetësuesit dhe ledhatimi i vazhdueshëm i Serbisë mund të ketë inkurajuar këtë të fundit të bëjnë akte agresive dhe terroriste”, përfundoi Batusha.