Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar mbrëmë se Kadri Veseli kishte kërcyer nga një avion ushtarak që të nisej për në luftë bashkë me shokët e tij.
Sipas tij, arsye për këtë ishte moti i keq dhe pamundësia e aeroplanit që të zbres në Aeroportin e Rinasit.
“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të nisëshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, ka thënë Haxhiu.