×
  • Lajme
  • Lajme

    Baton Haxhiu del me bluzën “Liria ka emër, UÇK”, tregon pse vendosi ta përçojë këtë mesazh

    FrontOnline
    04 Nëntor 2020

    Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në “Abc Radar” me Jonida Shehun e dha mesazhin e tij për arrestimin e ish-kreut të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi nëpërmjet veshjes.

    “Liria ka emër, UÇK”, shkruhej në bluzën të cilën gazetari kishte veshur në studio.

    “Kjo është bluza e parë që vesh me mesazh. Në njëfarë mënyrë burgoset liria. Krimi kudo duhet të dënohet dhe fajtor duhet të arrestohen. Unë e kam kundërshtuar edhe atëherë Specialen”, tha Haxhiu.

    Sipas gazetarit arrestimi i Krasniqit ishte i papritur, ndërkohë që Speciales i ka mbaruar mandati.

    “Presidenti i ka kërkuar një sqarim Gjykatës Speciale sepse është e detyruar të bëjë sqarime. Deri më datën 15 ata duhet të kthejnë një përgjigje. Edhe Eulex dhe Speciales formalisht i ka mbaruar mandati. Në momentin kur pritej të kthehej një përgjigje nëse do ti zgjatej mandati, sot kemi një arrestim tjetër. Është lajm i keq për drejtësinë. Është edhe me fajin e deputetëve që e votuan Gjykatën Speciale”, tha ai.

    Haxhiu shtoi më tej se aktakuza përqendrohet në shtabin e përgjithshëm, ndërsa thotë se priten edhe arrestime të tjera.

    “Nga ajo që mund të thuhet, akuza përqendrohet në shtabin e përgjithshëm dhe mundohen ta vendosin shtabin si një organizatë e mirëorganizuar dhe mund të akuzohet për krime që nuk mund të individualizohen.

    Mendoj që aktakuzat do të jenë të bazuar në një dokument që e ka bërë OSBE në vitin 2000 ku akuzon segmente të caktuara të UÇK për shpërnguljen e serbëve në Kosovë. Ajo që dëshirohet në këtë është pastrimi etnik ta ketë pasqyrën e njëjtë në të gjithë Ballkanin”, tha gazetari.

    Sipas gazetarit nëse thirren në gjykatë 50% të politikanëve, do të ketë vakum të madh politik.

    “Nëse merren 50% të politikanë në gjykatë atëherë ne do e kemi një vakum të madh politik. Kjo nuk është mënyrë për të pastruar politikën. Nuk mund të akuzosh UÇK për luftën çlirimtare. Dhe atëherë duhet ti kthehemi historisë dhe të dënojmë edhe Francën, Holandën që kanë kryer krime të pashembullta”, u shpreh Haxhiu.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Nëntor 2024
    Gazetarja e njohur kosovare, Albina Haliti, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë kritika të ashpra në drejtim të Komunës së Prishtinës....
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, sot i është bashkuar stafit të ambasadës në ditën e vlerësimit për punonjësit lokalë. Ai tha se ata...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnatan Heagraves, iu është bashkuar sot një grupi të policëve të Kosovës, pasi ambasada ka...
    Të tjera
    Lajme15 Nëntor 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar komunat e udhëhequra nga LDK “që refuzuan pa hezitim përmbajtjen e teksteve të Edukatës Seksuale”,...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, ka takuar një delegacion të deputetëve nga Mbritania e Madhe. Në...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka lansuar të premten masën për mbështetjen e punësimit për anëtarët e aftë për punë të familjeve përfituese nga...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka folur edhe njëherë për Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe. Stano është shprehur se asociacioni është...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Një person i nacionalitetit serb është arrestuar sot në veri të Mitrovicës. Kështu ka bërë të ditur për Front Online zëvendësdrejtori i...
    Lajme15 Nëntor 2024
    Pas një debati disa-ditor, ministria e drejtuar nga Arbërie Nagavci, ka vendosur t’i largojë nga përdorimi doracakët për edukatën seksuale për t’i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.