Trajneri i Llapit, Tahir Batatina ka folur pas suksesit me Llapin në Kupën e Kosovës.
Llapi fitoi në finale 4:3 ndaj Dukagjinit në penallti.
Batatina pas ndeshjes ka thënë se ai nuk është dorëzuar asnjëherë.
Ai i emocionuar kishte disa fjalë edhe për legjendën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin.
“Një emocion i papërshkruar. Fadil Vokrri do të buzëqesh me ne. Meritat i shkojnë atij. I uroj të gjithë për titullin e parë në Podujevë. Për të gjithë legjendat respekte. Janë njerëz që kanë ndërtuar këtë rrugë. Të gjithë duhet të marrin mësim se si nuk u dorëzova asnjëherë. Unë s’jam i interesuar për tituj tjerë, mjafton ky i pari dhe historik. Sot është Llapi europian”, ka thënë Batatina pas ndeshjes.