Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka komentuar humbjen e sotme nga Drita.
Në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Drita fitoi ndaj Llapit me rezultat 2:4 në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Batatina është deklaruar për humbjen e sotme në shtëpi.
“Kemi parë një Llap më ndryshe në pjesën e parë, ku bëmë maksimumin dhe shënuam dy gola. E kam ditur që do të jetë vështirë”, ka thënë Batatina në “Art Sport”.
“Djelmoshat kanë bërë gjithçka që të marrin rezultat pozitiv. Në kupë, rezultatin që kemi, nuk na japin komoditet, pasi është epërsi e ngushtë”, tregoi ai.
“Sot kemi bërë disa ndryshime shkaku i lëndimeve, ky është futbolli, dhe kur Kastriot Rexha i Dritës u fut në lojë bëri diferencën”, shtoi trajneri llapjan./FrontOnline/