Llapi do ta zhvillojë nesër një ndeshje tejet të vështirë nesër në Superligën e Kosovës.
Skuadra llapjane që po kalon momente të mira, do të përballet me Feronikelin në “Rexhep Rexhepi” në Drenas, shkruan FrontOnline.
Ndeshja në fjalë është e vlefshme për javën e 27-të në Superligën e Kosovës.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina i ka motivuar lojtarët e tij para ndeshjes, derisa i ka paralajmëruar edhe kundërshtarët e tij.
Postimi i plotë i Batatinës:
“Forca djema, tashmë duhet ta tregojmë forcën tonë se ku e kemi merituar të jemi në tabelë. Tashmë duhet “luftë”. Këta që janë lartë nesh në tabelë do ta shohin a do mund t’i bëjnë ballë skuadrës së Llapit“./FrontOnline/