×
  • Sport
  • Sport

    Batatina justifikohet për humbjen e sotme nga Feronikeli: Nuk është dashur t’i pranonim katër gola

    FrontOnline
    04 Prill 2021

    Njëra prej ndeshjeve më interesante në xhiron e 27-të në Superligën e Kosovës u zhvillua në Drenas.

    Në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, Feronikeli ishte nikoqir i Llapit, raporton FrontOnline.

    Ndeshja në fjalë u mbyll me rezultat 4:0 në favor të Feronikelit.

    Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina është justifikuar për humbjen e sotme nga “Nikli”.

    “Pjesën e parë kemi dominuar gjatë gjithë kohës, në pjesën e parë kemi pasur dy raste të 100% që t’i realizonim dy gola dhe të ishim shumë të qetë”, ka thënë Batatina në “ArtSport”.

    “Për shkak të kushteve që janë në teren nuk kam udhëtuar me gjithë ekipin për shkak se vëmendja është në ndeshjen gjysmëfinale kundër Prishtinës. Djemtë e dhanë maksimumin edhe pse nuk është dashur t’i pranonim katër gola për ndeshjen që kemi bërë”, tregoi ai.

    “Objektivi jonë është Kupa e Kosovës. Emri i Prishtinës është i madh, e dijë që Prishtina ka super skuadër dhe është skuadër shumë e fortë. I dimi pikat e forta dhe te dobëta të Prishtinës. Do ta japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv ne ndeshjen e parë që të mundomi që ndeshjen e dytë të kalojmë në finale. Besoj në skuadrën time, kam një skuadër që e duan Evropën. Por, gjithmonë duhet vlerësuar Prishtina. Përparësija jonë është se fokusi është vetëm në kupë, kurse Prishtina është duke luftuar në dy frone”, shtoi trajneri llapjan./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie....
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.