Llapi e ka bërë një hap të madh drejt mbijetesës në Superligën e Kosovës.
Në kuadër të javës së 34-t, skuadra e Tahir Batatinës e ka mposhtur Besën e Pejës me rezultat, 1:0, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Batatina u shpreh i lumtur me fitoren e sotme.
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi që kishim disa mungesa në përbërje dhe disa futbollistë luajtën agjërueshëm. E rëndësishme ishte arkëtimi i pikëve të plota që të stabilizohemi në kampionat. Fokusi ynë kryesor është ndeshja finale e kupës dhe atë synojmë ta arrijmë. Nëse e fitojmë kupën na shtohet edhe motivi dhe nuk besoj që do ta kemi problem në dy ndeshjet e fundit kampionale”, deklaroi Batatina në “Art Sport”.
Nga ana tjetër, trajneri i Besës, Leotrim Krasniqi a thënë se skuadra e Besës do të vazhdojë të jap maksimumin edhe në dy ndeshjet e mbetura kampionale.
“Çdo lojë po sjell rezultatet e punës që po bëjmë, pavarësisht që ndonjëherë nuk po marrim pikë. Ne do të vazhdojmë ende të punojmë dhe nuk do të ndalemi. Në ndeshjet e radhës ne do t’i inkuadrojmë edhe disa futbollistë për t’i parë, por gjithçka varet nga puna që do të bëjmë në stërvitje”, potencoi Krasniqi./FrontOnline/