Pavarësisht investimeve të shumta në dy vitet e fundit, skuadra e Ballkanit nuk është kurorëzuar me titullin kampion apo me daljen në Evropë.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, shkruan FrontOnline.
Trajneri llapjan ka thënë “buxheti vjetor” i Ballkanit është pesë herë më i madh se sa ai i Llapit.
“Buxhetin që e ka Ballkani për 1 vit, unë nuk e kam për pesë vite”, potencoi Batatina.
Ndryshe nga Ballkani, skuadra e Llapit ndodhet një hap larg Evropës, derisa më 12 maj do të përballet me Dukagjinin në finalen e Kupës së Kosovës./FrontOnline/