Policia ka bastisur shtëpitë e dy personave në Prizren.
Sipas raportit policor, në shtypitë e tyre janë gjetur substanca narkotike.
Të dyshuarit janë arrestuar, mirëpo pas intervistimit njëri prej tyre me vendim të prokurorit është dërguar në qendër të mbajtjes e tjetri është liruar.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë bastisjes në shtëpitë e tyre janë gjetur dhe sekuestruar: Njëmbëdhjetë (11) doza substancë narkotike, dyshohet të jetë e llojit marihuanë, me peshë të përgjithshme gjashtëmbëdhjetë 16 gram në shtëpinë e njërit person të dyshuar. Ndërsa tek i dyshuari tjetër një dozë substancë narkotike, dyshohet e llojit marihuanë me peshë 0.96 gram. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, njëri prej te dyshuarve dërgohet në qendrën e mbajtjes, tjetri i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt”, thotë policia në raport,