Policia ka bërë të ditur se në rajonin e Prishtinës janë bërë nëntë bastisje.
Si rezultat i kësaj janë arrestuar disa persona dhe u bë zbulimi e sekuestrimi i armëve dhe municioneve.
Njoftimi i plotë të policisë:
Operacioni rrodhi pas një hetimi gjithëpërfshirës mbi informacione të mbledhura nga burime të ndryshme përfshirë këtu edhe ekspozime të armëve nga persona të caktuara në rrjete sociale dhe rezultoi me arrestimin e disa personave si dhe zbulimin dhe sekuestrimin e armëve dhe municioneve.
Janë kryer nëntë bastisje si dhe janë sekuestruar;
Një armë e gjatë,
Një pushkë gjuetie,
Dy revole, si dhe
Një sasi e konsiderueshme municioni.
Ndërlidhur me rastin, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprave penale “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim apo shfrytëzim të pa autorizuar të armës”, si dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” ndërkaq të dyshuarit janë proceduar më tej.
Ky operacion pasqyron përkushtimin dhe përpjekjet tona të vazhdueshme kundrejt armëve të zjarrit pa leje, për të garantuar sigurinë publike, për respektimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje publikut të raportojë çdo aktivitet të dyshimtë për të na ndihmuar në misionin tonë për të ruajtur paqen dhe sigurinë.