Ditën e sotme është bastisur shtëpia e Vali Corleone.
Kjo bastisje erdhi si pasojë e publikimit të parave nga Vali Corleone në “TikTok”.
Për lajmi.net e ka konfirmuar avokati i Valit, Sherif Sherifi.
Sherifi në prononcim për lajmi.net tha se bastisja ka ndodhur mes orës 9:45 deri në orën 10:00, dhe se kjo bastisje ka rezultuar e pastër.
“Po është e vërtetë që sot rreth orës 9:45 në mëngjes, është bastis shtëpia e Valit, domethënë kjo bastisje ka ndodhur deri në orën 10:00, natyrisht policia ka kryer detyrën e saj pasi dyshimet e prokurorisë kishin të bëjnë me disa mjete financiare të paraqitura përmes platformës “TikTok”, prokuroria ka kërkuar nga gjygjtari i procedurës paraprake dhe me lejen e tij është kryer kjo bastisje, mirëpo kjo bastisje ka përfunduar e pastër.”, ka thënë Sherifi.
Avokati, gjithashtu sqaroi se Vali nuk ishte prezentë në shtëpi gjatë bastisjes.
“Vali realisht nuk ka qenë prezentë gjatë bastisjes, kam qenë unë dhe familja e tij, por ai nuk ka qenë në shtëpi dhe bastisja ka ndodh gjatë asaj periudhe dhe kjo është e tëra.”, ka përfunduar ai.
Viteve të fundit, Vali Corleone është ngarkuar me disa vepra penale, ndërsa në rastin e fundit ishte plagosur në këmbë nga e dashura e tij.