Zyrtarë të EULEX’it kanë filluar bastisjen në banesën e ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veselit.
Para shtëpisë së tij, janë parë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
EULEX’i është duke kryer bastisje edhe në selinë e PDK’së.
Express ka kontaktuar zyrën për media në PDK për të parë se çka është duke ndodhur në këtë subjekt, megjithatë, deri në momentin e publikimit të lajmin nuk ka pasur përgjigje.
Zbarkimi i EULEX’it në zyrat e PDK-së vjen një ditë pasi që kreu i këtij subjekti u arrestua dhe u dërgua në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës për krime të luftës.