×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Bassuener: Jam tmerrësisht i frikësuar nëse fiton Donald Trump, disa në Ballkan po e presin kthimin e tij

    FrontOnline
    12 Tetor 2024

    Analisti dhe një nga themeluesit te Democratization Policy Council, Kurt Bassuener, në një intervistë për “Public Square” të Ditmir Bushatit ka folur edhe për zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndikimin e mundshëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor, shkruan Express.

    Bassuener ka thënë se është tmerrësisht i frikësuar nëse Donald Trump do t’i fitojë zgjedhjet, meqë sipas analistit të DPC u pa mjaftueshëm se çfarë ndodhi në mandatin e tij të parë.

    Në këtë intervistë Bassuener thotë se Administrata e Trump ishte e hapur ndaj idesë për ndarjen e Kosovës dhe shton se donin çfarëdolloj marrëveshje që mund të llogaritje si një fitore e Trump në politikën e jashtme.

    “Jam tmerrësisht i frikësuar nëse fiton Donald Trump, pasi pamë mjaftueshëm çfarë ndodhi herën e parë. Po. Ka pasur vijimësi në transaksionalizëm, por të paktën, administrata Biden doli kundër ndarjes së Kosovës, gjë për të cilën administrata e Trump ishte e hapur kur kjo gjë u propozua nga Vucic, Thaçi dhe u mbështet nga Mogherini. Mendoj se kjo ishte një agjendë e fshehur kur Vučić  dhe Grenell u përpoqën të negocionin diçka. Dhe ata donin çfarëdolloj marrëveshjeje që do t’i jepte një fitore Trumpit në politikën e jashtme”, ka thënë Bassuener për “Public Square”, raporton Express.

    “Më pas, kemi parë marrëveshjen e biznesit të Kushnerit dhe Ivanka Trump në Vlorë dhe në Beograd, të bashkëdrejtuar me Richard Grenell. Unë e quaj Trumpin presidentin tonë të parë ballkanas, pasi ai kishte saktësisht të njëjtin sistem operimi, pa kufij ndarës midis familjes dhe çështjeve publike, apo ushtrimit të funksionit zyrtar. Mendoj se të gjithë reaksionarët nga rajoni po presin që Trump të kthehet, pasi ata mendojnë se do të kenë mundësinë të bëjnë çfarë të duan”, shprehet ai.

    Anëtari i DPC thotë se kur bëhet fjalë për Kamala Harris është ndryshe, meqë ajo s’ka njohuri për Ballkanin, megjithatë shton se Philip Gordon si këshilltar i saj i sigurisë është i familjarizuar me Ballkanin Perëndimor, meqë ka qenë edhe ndihmës sekretar gjatë kohës së Obamas.

    “Me Harris ekziston një lloj pikëpyetjeje, pasi ajo nuk ka një njohje apo profil në Ballkan, ndryshe nga shefi i saj aktual. Ne e dimë se Philip Gordon është këshilltari i saj i sigurisë kombëtare dhe ai është familjar me rajonin. Ai di gjëra, por ai  është shumë i orientuar drejt një politike të jashtme të kujdesshme. Ai ishte ndihmës sekretar në administratën e parë të presidentit Obama kur gjërat hynë në këtë trajektore. Në fakt, nisi përpara fundit të administratës Bush, por u përshpejtua me të vërtetë nën drejtimin e Obamës për tetë vite, dhe më pas erdhi Trump, dhe më pas Biden”, ka thënë Bassuener.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një aksident i rëndë ka ndodhur herët të shtunën në Brazil, ku një autobus i mbushur me pasagjerë përplasi një kamion dhe...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulmit terrorist në Magdeburg i është nënshtruar ekzaminimeve “fizike...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës Rihter ka goditur Greqinë pasditen e së shtunës. Sipas mediave në vendin fqinj, lëkundjet sizmike janë...
    Të tjera
    Vip21 Dhjetor 2024
    Gili së bashku me djalin sonte nisin rrugëtimin e “BBVA”. Ata në këtë rrugëtim do të jenë si një banor i vetëm....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka takuar strukturat e partisë në Llap, për çfarë ka thënë se takimi u...
    Hulumtime21 Dhjetor 2024
    Sonte zhvillohet super meçi mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fury, që është i dyti mes tyre brenda këtij viti. Ky duel pritet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanisë së shërbimeve cilësore të internetit Starlink. “Mirësevjen në Kosovë”, ka...
    Vip21 Dhjetor 2024
    Egli Tako është banorja e parë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Ajo është 27 vjeçe dhe ka...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Shtatë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur mbrëmjen e sotme të Dheu i Bardhë, në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.