Vashat e Bashkimit, duke e mposhtur KBF Vëllaznimin me rezultat 84-105, edhe në ndeshjen e dytë, u kualifikuan në finale të Play Offit.
KBF Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë me 4 pikë epërsi 45-41, derisa në pjesën e dytë kontrolli ishte te vashat prizrenase dhe kështu u bënë finalistet e para të Play Offit 2020/21.
Aisha Balarabe me 44 pikë ishte koshashënuesja më e mirë e Bashkimit. Ajo gjithashtu luajti edhe me 24 kërcime e 7 pikë. Te Bashkimi shkëlqeu edhe Saranda Daci me triple-double prej 35 pikëve, 18 kërcimeve e 10 asistimeve.
Te Vëllaznimi u dalluan Raven Baker me 37 pikë, 10 asistime, 7 topa të rrëmbyer dhe 5 kërcime. U veçua edhe Rina Hoda me 17 pikë, derisa u vërejt mungesa e lojtares Sarah Mgbeike.
Bashkimi me rezultat 2-0 në seri e eliminoi Vëllaznimin dhe u kualifikua në finale, derisa në finale do të takohet me fituesin nga dueli KBF Prishtina – KBF Penza, që rezultati aktual është 1-0 në favor të Penzës.