Klubi i basketbollit Bashkimi po tregohet mjaft aktiv ditën e sotme.
Pasi u nda me trajnerin Darko Radulovic, klubi Portokalli sot i siguroi shërbimet e dy basketbollistëve të huaj.
Para pak orësh, prizrenasit njoftuan përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer basketbollistin Erick Copes, të cilit i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese me ekipin.
E tash, ata u përforcuan edhe me organizatorin amerikan, Wendell Green Jr, i cili është një lojtar me përvojë dhe me statistika mjaft të mira.
Së fundmi, Green Jr e pati një sezon të shkëlqyer në Superligën e Islandës, me mesatare 23.2 pikë, 5.4 kërcime, dhe 3.4 asistime.
Bashkimi i ka uruar mirëseardhje lojtarit në familjen portokalli e zi./Express