Klubi i basketbollit Bashkimi ka bërë ndryshime sot, në shtabin teknik dhe në ekip.
Prizrenasit kanë njoftuar se janë ndarë me trajnerin Darko Radulovic, me një marrëveshje të dyanshme, ndërsa e kanë falënderuar atë për punën dhe për kontributin e bërë në ekip.
Ndërkaq, klubi Portokalli tutje ka shtuar se trajnerin e ri do ta prezantojë në ditët në vazhdim.
Bashkimi e kishte nisur furishëm sezonin e ri me trajnerin maqedonas duke i regjistruar shtatë fitore radhazi, por më pas i pësuan pesë humbje në shtatë ndeshjet e fundit dhe kjo bëri që palët ta mbyllin bashkëpunimin e dytë mes tyre, pas atij të vitit 2022.
E në ndërkohë, prizrenasit kanë njoftuar, po ashtu përmes faqes së tyre zyrtare në rrjetet sociale se e kanë rikthyer basketbollistin Erick Copes, të cilit i kanë uruar mirëseardhje dhe suksese me ekipin. /Gazeta Express/