×
  • Sport
  • Sport

    Bashkimi kurorëzohet kampion për herë të tretë radhazi

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Klubi i basketbollit për femra Bashkimi ka shkruar një tjetër kapitull të lavdishëm në historinë e basketbollit kosovar, duke fituar titullin e kampionit të Kosovës për të tretën herë radhazi.

    Ekipi prizrenas ka triumfuar në finalen e tretë të “play off” ndaj Pejës 03 me rezultat 69:58, në ndeshjen që është zhvilluar të martën në palestrën “Sezai Surroi”.

    Suksesi i Bashkimit ka ardhur pas një dominimi të qartë që nga fillimi i takimit, duke kontrolluar ritmin e lojës dhe mos i lënë shumë hapësirë kundërshtares.

    Lojtarja më e dalluar ka qenë Adrienne Godbold me 22 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Arbnore Përquku ka dhënë kontribut me 14 pikë. Po ashtu, Brooque Williams ka shtuar edhe 13 pikë.

    Nga radhët e Pejës 03, Sara Vraniqi është shquar me 12 pikë, por përpjekjet e saj nuk kanë mjaftuar për ta ndalur fitoren e skuadrës prizrenase.

    Ky titull i kampionit përmbyll një sezon të shkëlqyer për Bashkimin, i cili më herët kishte fituar edhe Superkupën dhe Kupën e Kosovës./RTK

    Nga Rubrika
    Sport25 Prill 2025
    Atmosfera pritet të jetë elektrizuese nesër në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, ku do të zhvillohet ndeshja e tretë e gjysmëfinales së “Play...
    Sport25 Prill 2025
    Në përfundim të ndeshjes ndërmjet FC Suhareka dhe FC Drita, disa incidente kanë çuar në dënime të rëndësishme për zyrtarët e suharekasve....
    Sport25 Prill 2025
    Finalja e Kupës së Kosovës në futsall dhuroi spektakël të vërtetë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, ku FC Prishtina...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Avokati Xhevdet Smakiqi është prononcuar për “Front Online” në lidhje me çështjen e dëshmitarit Albin Kurti, i cili ka refuzuar ti përmbahet...
    Lajme25 Prill 2025
    Inspektorati Komunal në Komunën e Mitrovicës Veriore ka intensifikuar veprimet për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme për...
    Lajme25 Prill 2025
    Avokati Arbër Jashari për “Front Online” ka folur lidhur me gjobën e dytë të shqiptuar nga Gjykata për mosprezencën e kreut të...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me anëtarët e kryesisë, Jakup Nurën dhe Rrahman Ramën, takuan drejtuesit e OVL-së së UÇK-së, të...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka shkruajtur për homazhet që i bëri sot në bazilikën “Shën Pjetri” në Vatikan, së bashku me homologun shqiptar,...
    Lajme25 Prill 2025
    Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është dënuar edhe me 250 euro gjobë nga Gjykata Themelore e Prishtinës për shkak të refuzimit të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.