Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur sërish për bashkimin me Shqipërinë.
“Bashkimi me Shqipërinë nuk lidhet me marrëveshjen që duhet arritur me Serbinë.
Kjo është siç ka ndodhur edhe me Ushtrinë, Trepçën apo vendimi për pavarësinë.
Bashkimi është vendim i brendshëm i Kosovës”, tha ai në “Debat Plus”.
Haradinaj thotë se bashkimi me Shqipërinë lidhet me disa zhvillime tjera.
“Nëse vazhdojnë të mbesin pengesat që na ka vendosur Serbia, por edhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që lidhen me njohjet apo me anëtarësimin tonë në NATO, pasi për ne siguria është prioritet, nuk na mbetet gjë tjetër pos të shkojmë nga referendumi me Shqipërinë”.
I pari i AAK-së thotë se kërkesa nga bashkim me Shqipërinë dallon me ato që janë kërkuar nga e kaluara./FrontOnline/