×
  • Lajme
  • Lajme

    Bashkim Smakaj deklarohet i pafajshëm në Gjykatën Speciale

    FrontOnline
    14 Janar 2025

    Bashkim Smakaj është deklaruar i pafajshëm në Gjykatën Speciale për akuzat Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër administrimit të drejtësisë.

    Këtë deklarim, Smakaj bëhet e ditur se e ka bërë më 17 dhjetor 2024, po atë ditë kur ishe mbajtur konferenca e parë mbi ecurinë e çështjes.

    Ndonëse, deklarimi nuk u bë në seancë publike, Smakaj kishte dorëzuar me shkrim deklarimin e tij i cili u bë publik më 14 janar 2025.

    Ndryshe, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor 2024 në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK, më 6 dhjetor 2024 në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga, raporton “Betimi përDrejtësi”.

    Ndërsa, Thaçit i është dorëzuar fletarrestimi në objektin e paraburgimit në Hagë më 5 dhjetor 2024, gjithnjë sipas njoftimit të DhSK-së.

    Kurse, Hajredin Kuçit i është dorëzuar aktakuza e konfirmuar dhe fletëthirrja për t’u paraqitur para gjykatëses së procedurës paraprake për paraqitjen e parë, e cila u mbajt sot (9 dhjetor).

    Sipas aktakuzës, Thaçi individualisht dhe përmes veprimeve të përbashkëta me grupet; Grupi Fazliu (Fadil Fazliu dhe Fahri Fazliu), Grupin Smakaj (Bashkim Smakaj, Blerim Shala dhe Artan Behrami) si dhe Grupin Kilaj (Isni Kilaj dhe Vllaznim Kryeziu), kanë ndjekur një model të sjelljes për të penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.

    Në aktakuzë thuhet se Thaçi ka udhëhequr dhe marrë pjesë në këto përpjekje përmes vizitave të tij në objektet e paraburgimit gjatë kohës sa ishte i paraburgosur në kuadër të gjykimit të tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

    Aty thuhet se anëtarët e Grupit Fazliu, Grupit Smakaj dhe Grupit Kilaj u koordinuan për të ndikuar në dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të priveligjuara të datave 2 korrik, 9 shtator dhe 6 tetor 2023.

    Si rrjedhojë, ndaj Thaçit rëndojnë tri akuza për pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare, tri për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Ndërsa, Kilaj, Smakaj dhe Fazliu akuzohen për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës. Kurse, Kuçi i ka dy akuza për mosbindje ndaj gjykatës.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Janar 2025
    Të mërkurën (nesër) do të rinis dialogu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, por kësaj radhe me një takim të parë të...
    Lajme14 Janar 2025
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, bashkë me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, janë pritur në takim nga Ndihmës Sekretari i Shtetit,...
    Lajme14 Janar 2025
    Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Liza Gashi, sot ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të përfundimit të kryesimit...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202514 Janar 2025
    Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubimin e radhës në komunën e Novobërdës, ku u...
    Lajme14 Janar 2025
    Peter Sorensen pritet ta pasojë Miroslav Lajçak në rolin e emisarit të dialogut Kosovë-Serbi. Siç shkruan sot Radio Evropa e Lirë, në...
    Vip14 Janar 2025
    Lotina Haziri dhe Mozziku ka tash e një kohë që lidhjen e tyre të dashurisë e kanë bërë publike. Ata herë pas...
    Lajme14 Janar 2025
    Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media në ora 10:00 për rastin e Liridona Ademjat. Pjesë...
    Vip14 Janar 2025
    Reperi Stresi, mbrëmjen e djeshme (e hënë), ka paralajmëruar një protestë në mbështetje të Gjestit pas ngjarjeve të fundit në Big Brother...
    Vip14 Janar 2025
    Xuxi e ka pyetur Gresën për këngën e Ardit dhe Donjetës. E ajo ia ka rikujtuar duke nisur të këndojë refrenin e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.