Bashkim Bajoku ka arritur të fitojë medaljen e artë në kategorinë 54 kg në turneun ndërkombëtar të boksit “Grand Prix” në Zagreb.
Në finalen e zhvilluar sot Bajoku ka dominuar plotësisht gjatë të tre raundeve kundërshtarin e tij, boksierin anglez Brich.
Po ashtu, një tjetër sukses për ekipin ka ardhur në kategorinë 67 kg, ku Shpëtim Bajoku ka fituar medaljen e bronztë. Megjithëse nuk është paraqitur në gjysmëfinale për shkak të një lëndimi në vetull, ku kishte marrë gjashtë qepje, Shpëtimi ka dëshmuar aftësitë e tij deri në atë fazë të garës.
Selektori Faton Xhakli dhe trajneri Shefki Bogujevci janë shprehur shumë të kënaqur me rezultatet e arritura nga boksierët në këtë turne./RTK/