Shqipe Mehmeti Selimi, bashkëshortja e ish-shefit të GP-së së Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimin, e ka uruar atë për ditëlindje.
Me një tortë me logo të UÇK-së, Mehmeti-Selimi ka shkruar: Ditëlindja e UÇK-së lidhet me Ditëlindjen tënde Rexhë!
Rexhep Selimi ka pranuar urim edhe nga deputeti i rizgjedhur i AAK-së, Daut Haradinaj.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj ka shkruar: “Miku im Rexhë, edhe 100 tjera të mira e pranë familjes”.
Bashkëshortja e Rexhep Selimit ka kandiduar për deputete nga radhët e LVV-së në zgjedhjet e 14 shkurtit. Pas certifikimit të rezultateve është konfirmuar se ish-pjesëtarja e UÇK-së do të jetë deputete e Kuvendit të Kosovë.