Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për deputete, Shqipe Selimi, e cila është edhe bashkëshortja e Rexhep Selimit, i cili është duke qëndruar në paraburgim në Hagë pas akuzave të ngritura nga Gjykata Speciale, ka uruar që Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tij të kthehen sa më shpejt në Kosovë.
“Uroj që Rexha me u kthy sa më shpejt në Kosovë. Ne të dytë kemi punu e kontribu njëjtë. Ai në jetën publike, unë mbrapa kamerave”, tha jo.
“Ata çlirimtarë që janë atje, janë padrejtësisht atje. Ajo Gjykatë është e padrejtë, është njëetnike. Uroj që shumë shpejt ata çlirimtarë të kthehen në Kosovë”, tha Selimi.Shqipe Selimi ka folur edhe për buxhetin që është ndarë nga Ministria e Drejtësisë për t’i paguar shpenzimet e mbrojtjes së të akuzuarve.
“Për shumën e parave nuk e di saktësisht se sa janë ndarë dhe si paguhen sepse secila mbrojtje e ka numrin e ndryshëm të avokatëve. Kërkesat për pagesën e avokatëve me sa di unë i kanë bërë në Ministrinë e Drejtësisë dhe ato kërkesa janë duke u shqyrtuar”, tha në mes tjerash Shqipe Selimi.