Emanuela Morini nuk është emër i panjohur për publikun shqiptar.
Ajo është bashkëshortja e balerinit shqiptar Iliri Shaqirit të cilën po e rastisim shpesh kohët e fundit në intervista.
Emanuela ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka dhënë një intervistë pak më ndryshe.
Bashkëshortja e Ilirit komentoi edhe puthjen mes bashkëshortit të saj dhe Arjolës që bëri bujë mediatike.
Faktikisht puthja në buzë erdhi si pasojë e lojës që “Vëllai i Madh” u kishte dhënë. Ato po aktronin dhe puthja ndodhi pikërisht për këtë arsye, por komentet në rrjet kanë qenë të ndryshme.
Lidhur me këtë situatë ka dhënë komentin e saj edhe Emanuela, e shqetësuar për komentet por jo edhe për puthjen.
“Më bënë përshtypje komentet. Arjola është aktore, Iliri balerin por ka punuar si aktor. Një puthje në skenë nuk ka ndonjë problem. Unë jam aktore, ta dini sa burra kam puthur në skenë. Më tepër komentet na vranë, komentet e liga”, tha Morini.
Ajo u shpreh se i kanë shkruar shumë mesazhe në lidhje me këtë puthje, por që sipas saj, një puthje brenda një skene nuk ka vlerë.
“Është kohë e humbur që më kanë nisur këto mesazhe”, përfundoi Emanuela, e cila tha gjithashtu se po e pret krahëhapur Ilirin.