Një femër ka njoftuar Policinë e Kosovës se bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe seksuale ndaj saj.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Viktima femër kosovar e ka raportuar se i dyshuari mashkull (bashkëshorti i saj) ka ushtruar dhunë fizike dhe dhunë seksuale ndaj saj. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit kujdestar dërgohet në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, njofton Policia e Kosovës./FrontOnline/